Humbjet e bankave nga vjedhjet dhe gabimet njerëzore ishin 5.2 mln euro më 2017 ​

E mërkurë, 02 May 2018 08:55

Humbjet e bankave nga aktiviteti operacional në vitin 2017 kapën vlerën e 5.2 milionë eurove raportoi Banka e Shqipërisë. (Rreziku operacional, sipas përkufizimit rregullativ, përfaqëson rrezikun që subjekti të pësojë humbje, si rezultat i papërshtatshmërisë ose dështimit të proceseve të brendshme dhe të sistemeve, gabimeve njerëzore, apo i ngjarjevetë jashtme).

Sipas Bankës së Shqipërisë humbjet operacionale te bankave për vitin 2017, shënuan 0.7 miliardë lekë. Niveli mesatar i humbjeve operacionale ndaj kërkesës për kapital për sektorin bankar është 10%. Një vit më parë, ky raport rezultoi 7.4%.
Por Autoriteti Qendror Bankar theksoi se në fund të vitit 2017, humbjet operacionale të sektorit bankar nuk tejkalojnë kërkesën për kapital për rrezikun operacional dhe pesha e tyre është e ulët.
Në fund të vitit 2017, kërkesa për kapital për rrezikun operacional shënoi nivelin 6.7 miliardë lekë, duke shënuar rënie.
Ndonëse raportimet e bankave tregojnë një përmirësim të mbulimit me kapital të rreziqeve tërësore operacionale, veprimtaria mbikëqyrëse e Bankës së Shqipërisë ka evidentuar nevojën e përmirësimit të mëtejshëm të procesit për identifikimin dhe raportimin e humbjeve operacionale në përputhje me profilin e aktivitetit të bankës.
Gjithashtu, në përgjigje të cenimit të sigurisë fizike në veprimtarinë e transportimit të fondeve gjatë 2015, Banka e Shqipërisë, ka forcuar kërkesat minimale në aktet përkatëse rregullative, kryesisht në drejtim të planifikimit, hartimit, monitorimit dhe mbikëqyrjes së zbatueshmërisë së procedurave, nga njësitë e posaçme të sigurisë në banka.
Në vijim, Banka e Shqipërisë njofton se do të forcojë fokusin e vlerësimit të përshtatshmërisë së sistemeve të bankave për kontrollin e rrezikut operacional, si pjesë e inspektimeve të rregullta pranë subjekteve të mbikëqyrura. Monitor

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...