×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Amerikania proteston kundër ndërtimit të HEC-ve në Valbonë, paditet me 200 milionë lekë

E mërkurë, 02 May 2018 17:03

Ditën e sotme, një seancë gjyqësore po zhvillohet në Gjykatën e Tiranës. Do të ishte krejt e zakonshme nëse nuk do kishte në qendër një grua amerikane, Catherine Bohne,  e cila thotë se lufton për të mbrojtur Valbonën nga ndërtimet e HEC-eve.

Po e zakonshme do të ishte nëse nuk do bëhej fjalë për Valbonën.

Por çështja, është kthyer tanimë në personale, mes zonjës në fjalë dhe kompanisë “Gener 2”, duke u pasuar me drejtimin në gjykatë nga kompania.

Dinamika e ngjarjeve nisi që pas protestave për mbrojtjen e Valbonës, tek të cilat ishte e pranishme edhe znj.Bohne, për të cilën kompania Gener2 që do ndërtojë hidrocentralin Dragobia, me shoqërinë “Dragobia Energy”, e aprovuar nga qeveria shqiptare, ka ngritur padinë.

 

Shoqata e amerikanes

“TOKA” është një shoqatë joqeveritare që ka si fokus mbrojtjen e Alpeve Shqiptare. Sipas vetëpërshkrimit, NGO-ja e Bohne nëpërmjet projekteve dëshiron të mbrojë mirëqenien mjedisore, sociale dhe ekonomike.

Pra, ekzistenca e kësaj shoqate ka si kauz luftën ndaj çdo ndërtimi në Valbonë. Znj.Bohne ka krijuar edhe një ëebsite “journeytovalbona”, me anë të të cilit ndihmon udhëtarët që duan të vizitojnë Valbonën duke ju sugjeruar një listë udhëtimesh, me persona kontakti nga pas.

Znj.Bohne me një sërë artikujsh dhe intervistash ka kundërshtuar ndërtimin e hidrocentralit, duke sulmuar edhe kompaninë e Bashkim Ulajt.

Organizata joqeveritare “TOKA” shkruan se padia e “Gener 2” kundër Catherine Bohne dhe shoqatës së saj për dëmtim të imazhit dhe kompanisë prej 200 milionë lekësh të vjetra bëhet për të trembur aktivistët.

Por çfarë thotë  “Gener 2”

Kompania kërkon dëmshpërblimin e 200 milion lekëve të vjetra dhe përgënjeshtrimin e të paditurës sepse sipas tyre: “Shoqata Toka dhe shtetasja në fjalë kanë filluar një fushatë denigruese ndaj zhvillimit të këtij projekti, ndërtimit të hidrocentralit Dragobia, i cili ju përket të dy shoqërive dhe pikërisht fushata denigruese ka të bëjë kryesisht me zhvillimin e këtij projekti të vetëm, i cili i përket pikërisht këtyre të dy shoqërive.”

Kompania shkruan se dyshon në “interesat aq puritane të zonjës” duke theksuar:

“Na rezulton që ka një konflikt interesi dhe se aplikon një standard të dyfishtë. Pikërisht nga bashkëshorti i saj dhe fisi i tij janë bërë ndërtime pa leje në parkun Valbona, për të cilat zonja nuk është shprehur edhe pse kanë ndodhur në kundërshtim flagrant me ligjin. Në fakt nuk pati asnjë përfshirje të saj pasi prek interesat e saja direkte personale, të cilat mbrohen nën moton e le të mbrojmë Parkun e Valbonës.”

Nga një kërkim i thjeshtë rezulton se Catherine Bohne është bashkëshortja e Alfred Selimajt, fakt që e ka bërë publik edhe në faqen “journeytovalbona”. Selimaj ka në pronësi bujtinën ‘Rilindja” në Valbonë.

Qeveria duket e gatshme ti mbyllë gojën çdokujt që i del kundër.

Modifikuar më E mërkurë, 02 May 2018 17:38
Login to post comments

Lajmet e fundit

Toni Kroos njofton fundin e karrierës/ BILD: Po largohet lideri i kombëtares...

Sport

Toni Kroos njofton fundin e karrierës/ BILD: Po largohet lideri i kombëtares...

Nga Christian Falk, BILD   Ai ka qenë prej vitesh një nga yjet tanë më të mëdhenj aktivë të futbollit në mbarë botën. Por jo për shumë kohë...  Lideri i kombëtares Toni Kroos...

Fluksi i pushuesve nxit turizmin detar/ Sigurimi i Përgjegjësisë për mjetet lundruese, çka ju nevojitet për një lundrim të qetë

Sociale

Fluksi i pushuesve nxit turizmin detar/ Sigurimi i Përgjegjësisë për mjetet lundruese, çka ju nevojitet për një lundrim të qetë

Vrulli i turizmit gjatë viteve të fundit në Shqipëri ka nxitur zhvillimin e aktiviteteve të turizmit detar për qëllime çlodhëse dhe argëtuese.  Sipas Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit deri më tani...

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...