×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 53

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Njihuni me biznesmenin që bëri burg për vjedhje tenderash, është pro taksimit për Rrugën e Kombit

E mërkurë, 04 Prill 2018 19:40

Historia e Nikolin Jakës, biznesmenit të fuqishëm shqiptar, ka kaluar në disa peripeci. Nga zv.ministër Transporti në vitin 2007, ai provoi prangat, si i akuzuar për korrupsion. Pas dënimit me 1 vit burgim, u rikthye në jetën publike si biznesmen dhe sot është në krye të radhës si “oligark” pranë kryeministrit Edi Rama.Jaka nuk e pranon termin “oligark”, të cilin preferon ta konsiderojë “sipërmarrës të suksesshëm”. Por, “Gjoba” e Rrugës së Kombit zbuloi përfundimisht çiftin oligarki-qeveri. Atë që pak zëra publikë dhe shumë më pak media e kanë thënë prej kohësh, e vërtetoi përfundimisht protesta e qytetarëve kuksianë.

Shefqet Kastrati dhe Nikolin Jaka u vetë-zbuluan si dy prej biznesmenëve që diktojnë vendimmarrjen e kryeministrit.

Prej javës së kaluar, qytetarët e varfër të Veriut të Shqipërisë po përballen me njerëzit më të fuqishëm në vend. Në krye të llogores qëndron kryeministri Rama. Ai, nëpërmjet represionit të policisë dhe me vendosjen nën komandë të prokurorisë, po synon të shuajë revoltën qytetare.

Shefqet Kastrati, njeriu që del më i fituari nga konçensioni i Rrugës së Kombit, tashmë e ka bërë deal-in me kryeministrin dhe pret të marrë frytet e taksës 5-20 euro për automjet.

“E reja”, nëse mund të quhet e tillë në këtë histori, është ndërhyrja brutale në media e biznesmenit Nikolin Jaka. Ai, në cilësinë e kryetarit të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë, ka huazuar fjalorin e kryeminstrit dhe i konsideron protestuesit “vandal”. Njëlloj si kryeministri, Jaka kërkon zbatimin e forcës së ligjit mbi protestuesit, të cilët po reagojnë në mbrojtje të bukës së gojës.

Dhe, me forcën e ligjit, Jaka nënkupton mbështetjen për veprimet arbitrare të policisë dhe prokurorisë, të cilët urdhëruan arrestimin në mesnatë të një numri të lartë qytetarësh. Sot, Nikolin Jaka kërkon arrestimin e atyre që kundërshtojnë arrogancën e pushtetit. Por, vetëm pak vite më parë, kur e morën nga zyra e zv.ministrit të Transporteve me pranga në duar, ai kishte tjetër qëndrim për forcën e ligjit.

Ky Nikolin i sotëm “sipërmarrës i fuqishëm”, dje pretendonte se ishte arrestuar pa të drejtë, se po e mbanin në qeli në mënyrë abusive. I rrinte rëndë burgu Nikolinit, pavarësisht se në fund dy shkallë të gjyqësorit e gjetën fajtor për korrupsion në tendera rrugësh disa milionë-dollarësh.

Sot, Nikolini, pasi u “pastrua” nga Gjykata e Lartë dhe me lidhjen e duhur qeveritare, vetë kryeministrin, kërkon me forcë arrestimin e disa dhjetra qytetarëve, vetëm e vetëm pse kundërshtojnë taksën e mikut të tij Edi Rama dhe traun e ortakut të tij, “oligarkut” tjetër, Shefqet Kastrati.

Jaka dhe Kastrati i detyrohen këto ditë kryeministrit Rama. Pasi kanë marrë çdo tender dhe leje ndërtimi që kanë dashur, sot kanë detyrën për t’i rikthyer nderin shefit të qeverisë. Sot, Jaka dhe Kastrati po ndërtojnë sëbashku një prej kullave në qendër të Tiranës, atë pranë ish-këndit të fëmijëve “7 xhuxhat”. Kjo është një arsye e fortë që biznesmenët e fuqishëm të shpenzojnë disa nga paratë e tyre për të pushtuar ekranet televizive në mbrojtje të taksës së rëndë dhe të dalin kundër qytetarëve. Nuk e ka aspak problem Nikolin Jaka që të nxisin burgosjen e dhjetra njerëzve që vuajnë dhe protestojnë për bukën e gojës. Për këta oligarkë është mëse e mjaftueshme që kulla-man-i Edi Rama të jetë në pushtet, i fuqishëm dhe t’i “respektojnë” me tendera e leje ndërtimi. Të tjerët, ata të mjerët që dje protestuan dhe sot kërcënohen me pranga, janë vetëm një dëm anësor. Ato pranga, të cilat dje i rëndonin Jakës në duar, sot atij i duken të lehta kur lidhin qytetarët që nuk pranojnë arrogancën e pushtetit. Faleminderit të nderuar oligarkë që e prezantuat veten para qytetarëve! / Boldnews

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...