Gjyqtarë borxh për të funksionuar! Gjykata e Lartë s’formon dot Kolegjet

E mërkurë, 02 May 2018 21:09

E mërkura ishte dita e gjyqeve penale në Gjykaten e Lartë. Jashtë ishte afishuar lista e proceseve që duhet të zhvilloheshin, por të gjitha dështuan.

Shkak ishte mos formimi i Kolegjit Penal, që prej muajsh ka vetëm 3 gjyqtarë. Për të plotësuar numrin me pesë anëtarë për çdo trupë, siç e kërkon ligji, që prej muajit korrik 2017 Gjykata e Lartë u ka hyrë borxheve.

Kjo është moda më e re e kësaj gjykate, e cila merr borxh gjyqtarë nga Kolegji Administrativ dhe Civil, si edhe anasjelltas për të zhbllokuar situatën.

Në mjaft raste, sikurse këtë të mërkurë, trupa nuk formohet e për këtë zvarritjet janë tashmë diçka normale .

Aktualisht Gjykata e Lartë ka nëntë anëtarë të ndarë në tre kolegje, por që asnjëri nuk është i plotë nëse nuk huazohen gjyqtarë nga kolegjet e tjera.

Zyrtarisht, raportohet një stok dosjesh prej 23.900 çështje që presin në radhë për t’u shqyrtuar. Por, jozyrtarisht thuhet se stoku ka shkuar në 25 mijë çështje, të cilat mbahen në arkiva që prej 2014.

Përveç fluksit, që prej korrikut 2017, Gjykata e Lartë, e cila teorikisht duhet të kishte 19 gjyqtarë, është bllokuar dhe në pamundësi për të thirrur mbledhjen e kolegjeve të bashkuara, numri minimal i të cilit duhet të jetë 13 gjyqtarë.

Kolegji penal

1.Edmond Islamaj

2.Artan Zeneli

3.Tom Ndreca

Kolegji administrativ

1.Ardian Dvorani

2.Xhezair Zaganjori

3.Admir Thanza

Kolegji civil

  1. 1. Medi Bici

2.Shkelzen Selimi

3.Artan Broci

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...