×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 53

“1 mijë euro, ose do t’i tregojmë gruas videon duke bërë seks”

E mërkurë, 04 Prill 2018 21:23

Kërcënonin dhe zhvatnin klientët e një prostitute duke i filmuar teksa bënin seks në një apartament të saj. Ngjarjen e publikojnë mediat italiane ndërsa në pranga janë vënë nga policia e Trevizos 2 shqiptarë dhe një kosovar. Sipas të njëjtave burime është arrestuar kosovari 30-vjeçar me iniciale A.C. dhe shqiptarët S.B., 33 vjeç dhe A.T., 22 vjeç.

Ata u tregonin “viktimave” të tyre foto nga momentet e raportit seksual duke i kërcënuar se do t’i bënin publike nëse nuk u jepnin të gjitha paratë që kishin me vete dhe kartën e kreditit. Besohet se kanë qenë të shumtë ata që kanë rënë viktimë e këtij shantazhi, por që nuk kanë pasur kurajë të denonconin.

Policia u vu në lëvizje pas rrëfimit të një të riu të cilit pasi e kishin grabitur, shqiptarët edhe e kishin dhunuar duke e goditur me grusht në fytyrë. Pas arrestimit janë regjistruar edhe 2 dëshmi të tjera të gjithë burra të martuar me fëmijë. Historitë janë pak a shumë të ngjashme. Ata kontaktoheshin nga kosovari që u vinte në dispozicion prostitutën e cila vinte nga vendet e lindjes e cila qëndronte në një apartament pranë stacionit të trenit.

30-vjeçari e prezantonte vajzën si të fejuarën e tij, por pas seksit vinte shantazhi. Sapo ai shkonte të paguante ai u thoshte se ishte filmuar gjatë seksit.

“Të kemi filmuar teksa bëjë seks. Më jep çfarë ke në portofol, ose do të publikojmë videot e tua në rrjetet sociale ose do t’a dërgojmë gruas” – ishin pak a shumë fjalët e tij që mbështetej edhe nga 2 shqiptarët. Viktima detyrohej të paguante ndërsa i shoqëronte edhe te një bankomat për të tërhequr para të tjera.

Pas denoncimeve karabinierët ngritën një kurth. Ata përdorën një nga klientët i cili u kishte thënë shqiptarëve se do tu kepte edhe 1 mijë euro për t’i dhënë filmimet. Fillimisht u arrestua kosovari ndërsa më pas u identifikuan nga filmimet edhe 2 shqiptarët. Tashmë ata do të përballen me akuzat e kërcënimit, dhunimit dhe zhvatjes.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...