Shqiptarja triumfon në Serbi, kampione Ballkani në karate

Premte, 04 May 2018 17:28

Ermelinda Kadiu është vetëm 13 vjeç, por është shpallur kampione e Ballkanit në sportin e karatesë.

 Ermelinda u shpall kampione për peshën nën 39 kilogramë, kampionat që u zhvillua në Beograd me pjesëmarrjen e 10 shteteve.

Vajza prej 5 vjetësh ushtron sportin e karatesë, ndërsa tregon se sfida ishte e vështirë, por në fund ia doli.

“Ishte e vështirë sepse në finale u ndesha me një boshnjake”, thotë 13-vjeçarja.

Ndonëse në moshë të vogël, ajo ka një mesazh për bashkëmoshatarët e saj. “Të merren me një sport dhe të mos luajnë në celular”.

Trajneri Lirim Dedej, besoi tek Ermelinda dhe përkushtimi 5-vjeçar për të arritur në këtë sukses.

“Kjo arritje është një punë 5 vjeçare”, shprehet trajneri.

Shkolla e Dushkut, në të cilën mëson Ermelinda e pritën me entuziazëm dhe drejtoria e shkollës zhvilloi një ceremoni për të nderuar kampionen, madje duke e vlerësuar edhe me një certifikatë mirënjohje.

Përveç Ermelindës si kampione, medalje ari mori dhe Dejan Asalla nga Peqini.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...