Raporti i Eurostat për Shqipërinë: Rriten qiratë e apartamenteve 1+1

Saturday, 05 May 2018 16:01

Tirana, si qendër ekonomike e vendit, tërheq çdo vit qindra të huaj, të cilët vijnë kryesisht për punë. Të huajt në Tiranë janë ndër target-grupet e rëndësishme për tregun e pasurive të paluajtshme në vend, veçanërisht për tregun e qirave.

Kërkesat e tyre ndaj tregut të pasurive të paluajtshme përcaktojnë shpeshherë edhe nivelin e çmimeve të qirave në zonat kryesore të kryeqytetit. Sipas të dhënave zyrtare nga Shërbimi Kombëtar i Punësimit, në vitin 2016, në Tiranë kishte 495 të huaj, të cilët u pajisën me leje punësimi në vend.

Për këtë arsye, EUROSTAT publikon një anketë të veçantë të përvitshme për tregun e qirave, me qëllim krahasimin me Brukselin, raport që kryesisht vihet në përdorim të të huajve që zgjedhin të punojnë jashtë vendit të tyre.

Çmimet, rriten për apartamentet e vogla, bien për vilat

Gjatë 2017-s, çmimet mesatare për apartamentet 1+1 u rritën nga 330 në 350 euro për metër katror, me një rritje në vlerë absolute prej 20 eurosh.
Rritje të çmimit mesatar gjatë 2017-s kishte dhe për apartamentet 2+1. Sipas të dhënave të grumbulluara gjatë 2017-s, çmimet ishin 520 euro, nga 510 euro që ishin një vit më parë, me një diferencë prej 10 eurosh.

Në ndryshim nga banesat me sipërfaqe të vogël, hapësirat e banimit me sipërfaqe më të madhe kanë pësuar rënie. Sipas të dhënave të Anketës së Eurostat, çmimet e qirave për apartamente 3+1 kanë rënë me rreth 10 euro. Rënien më të madhe e kanë pësuar vilat, apo shtëpitë private. Në 2017-n, qiratë mesatare mujore për vilat ishin 1350, rreth 100 euro më pak se viti 2016.

Sipas inxhiniere Xheni Jahja, nga Tirana Real Estate, arsyeja kryesore e rënies së qirave të vilave është amortizimi më i shpejtë i tyre. Sipas inxhinieres, pronarët e shtëpive vila investojnë më pak në pronat e tyre dhe, si rrjedhojë, amortizohen më shpejt, duke sjellë ulje të vlerës së tyre në tregun vendas.

Megjithatë, duke marrë në konsideratë zhvillimet e tregut, inxhinierja shton se do të ketë konfigurim të ri në tregun e qirave ndikuar prej ofertës së re. Me valën e re të ndërtimeve po hidhen në tregun e qirave apartamente të reja. Këto apartamente po dalin në treg me një çmim qiraje rreth 40% më të lartë se mesatarja e rajonit.

Duke krahasuar të dhënat e Eurostat në vite për apartamentet 3+1, 2+1, 1+1 dhe vilat për periudhën 2012-2017, çmimet më të ulëta për vilat kanë qenë në 2014-n. Ndërsa qiratë e apartamenteve kanë pasur çmimet më të ulëta në 2013-n, ku çmimet sipas llojeve ishin për 1+1 330 euro, për 2+1, 500 euro, dhe për 3+1, 660 euro. Në total, çmimet e qirave për apartamentet janë rritur me 2%, ndërsa çmimet mesatare të vilave për qira kanë pësuar rënie prej 7%.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...