Ëndrrat dhe dashuria e prerë në mes e shqiptarit, vijnë dëshmitë rrëqethëse

Saturday, 05 May 2018 20:02

Duheshin edhe pak metra rrugë, që 21-vjeçari Lorent Farruku të arrinte në punë, por humbi drejtimin e makinës, duke përfunduar në një aksident tragjik.

21-vjeçari nga Durrësi ishte nisur drejt Italisë disa vite më parë për një jetë më të mirë, ku ishte vendosur në Mozzecane.

Mëngjesin e djeshëm, Lorenti si çdo ditë ishte nisur për në punë me makinë e tij tip ‘Peugeot 206’, por humbi kontrollin e saj, duke bërë që të përfundonte disa metra larg rrugës.

Edhe pse në vendin e ngjarjes shkuan menjëherë policia dhe zjarrfikësit, situata ishte shumë tragjike. Të kota rezultuan edhe përpjekjet e mjekëve për të mbajtur në jetë të riun, i cili për pak do të festonte ditëlindjen e 22.

21-vjeçari, bashkë me familjen dhe të dashurën kishte jetuar për disa vite në qendër të qyteti të Mozzecane, ndërsa vetëm pak muaj më parë kishte lëvizur me të dashurën e tij jo shumë larg, në fshatin San Zeno.

Një shtëpi të re për dashurinë e tyre të madhe, bashkë me premtimin për të jetuar së bashku përgjithmonë, u prenë në mes, pasi fati zgjodhi një rrugë tjetër për të.

I riu shqiptar punonte në një kompani që merrej me ndërtimin e rrugëve në Mantuan, ku edhe ditën e djeshme ai ishte nisur si çdo ditë për shkuar në punë, por një shpërqendrim i vogël, i kushtoi jetën.

Ai kishte filluar punën në këtë kompani një vit më parë, dhe ndonëse jo një punë e vazhdueshme, 21-vjeçari sapo kishte rinovuar kontratën për një vit të mëtejshëm. Ai po mësonte shpejt. Kolegët e kujtojnë atë me vullnet dhe me dëshirën për të punuar dhe i gatshëm për të ndihmuar në çdo gjë, transmeton Express.

"Ishte shumë i lidhur me atdheun e tij," thotë një shoqja e vetë, e cila mezi flet nga dhimbja e madhe për humbjen e shokut të tij. Edhe Angela, e dashura e re, është shqiptare. Kur nuk kishte punë në kompaninë, Lorenti kishte shumë vullnet dhe gjente punë të tjera, për të ndihmuar familjen e tij dhe të dashurën.

Edhe gjatë festivalit të fshatit, 21-vjeçari angazhohej duke punuar si picajol. Kujtim të mirë ka edhe kreu i Bashkisë së Mozzecane, Thomas Piccinini, i cili ka folur me dhimbjen për të riun shqiptar.

"Para se të shkonte në San Zeno, ai jetoi me të dashurën e tij në ndërtesën time, ku shiheshim shpesh. Nuk mund të gjesh fjalë, kur një jetë e re ndërpritet në mes”, -shprehet kryebashkiaku.

Modifikuar më Saturday, 05 May 2018 21:38
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...