Aplikacionit “Telegram” futi në kurth peshkun e madh të Maminasit

Hënë, 07 May 2018 10:40

Policia gjermane ka mundur të zbulojë vendodhjen e Arbër Çekajt nëpërmjet aplikacionit "Telegram" që është përdorur për të bërë një telefonatë.

Për 20 ditë më radhë, policia shqiptare dhe DEA humbi çdo gjurmë të njeriut të akuzuar si pronari i gjysmë tonit kokainë të kapur në fillim të shkurtit në Maminas.

Kjo pasi Çekaj zotëronte një dokument gjerman me emrin Arbër Jensen dhe ai shmangu totalisht transportin publik.

Ai lëvizi në Hollandë ku ka qëndruar më shumë se dy javë. Më pas u rikthye në Dusseldorf të Gjermanisë Perëndimore, nga ku dhe ka kontaktuar me familjen e tij.

Policia shqiptare që e mbante në përgjim familjen ka kontaktuar urgjent me gjermanët, të cilët kanë arritur menjëherë të gjejnë vendodhjen dhe ta arrestojnë në më pak se 12 minuta nga banesa ku po rrinte.

Banesa ishte në periferi të qytetit të madh industrial të Duseldorfit, i cili është zemra industriale e landit të Nordrhein-Ëestfalen, që është dhe zona më e populluar në Gjermani.

Për të identifikuar Çekajn, në Gjermani kanë shkuar edhe dy oficerë të Krimeve të Rënda, të cilët kanë konfirmuar se bëhej fjalë për personin kryesor të shpallur në kërkim, si dhe oficeri koordinues i DEA-s, i cili lëviz vazhdimisht.

Tek autoritetet gjermane tashmë ka mbërritur edhe dosja e Arbër Çekajt dhe pritet që procedura e ekstradimit të zgjasë 40 ditë.

Deri më tani, për sasinë prej 613 kg kokainë janë arrestuar administratori i kompanisë “Arbri Garden”, Donaldo Lushaj dhe shoferi që mori ngarkesën me banane, Armando Pezaku.

Kokaina ishte fshehur në një dysheme të dyfishtë brenda kontenierit me banane dhe u zbulua nga skaneri në Portin e Durrësit.

Menjëherë pas kapjes së Arbër Çekajt, Ambasada Amerikane publikoi një karikaturë ku një kallam peshku kishte arritur të kapte një gjysëm-peshk e gjysëm-banane, duke iu referuar ngarkesës me fruta ekzotike që kishte kontenieri me kokainë që vinte nga Ekuadori dhe pati si vend tranzit Italinë dhe Maltën. 

Modifikuar më Hënë, 07 May 2018 10:49
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...