Kontrolle të shumta në banesën e mafiozit të Ndranghetës në Durrësit

Hënë, 07 May 2018 17:07

Tvklan.al ka mundur të zbardhë të tjera detaje për mafiozin shqiptar nga Durrësi, që u arrestua në Milano të Italisë. Burime nga policia thonë se në banesën e Eduart Mecanit në Durrës janë ushtruar kontrolle intensive në kuadër të shkëmbimit të informacionit me autoritetet italiane. Pavarësisht kërkimeve të shumta, në apartamentin e tij nuk u gjet asnjë material i vlefshëm hetimor.

Gjithashtu në banesë nuk është gjetur asnjë person, për shkak se 50-vjeçari nuk rezulton të jetë i martuar. Të njëjtat burime thonë për tvklan.al se Eduart Mecani nuk ka asnjë precedent penal në vendin tonë, ndërkohë që vijojnë hetimet intensive të policisë shqiptare me policinë italiane. Sipas autoriteteve në Milano, Mecani është pjesë e mafias kalabreze “Ndrangheta”. Ai u kap mbrëmjen e së shtunës (5 Maj) në Itali, duke pritur ngarkesën me 206 kg kanabis. Droga ishte transportuar nga Barcelona (Spanjë) me një kamion të ngarkuar me materiale ndërtimi. Mjeti drejtohej nga italiani Enzo Di Mauro 48 vjeç dhe sapo mbërriti në Milano, u takua me shqiptarin Eduart Mecani. Ky i fundit nisi të shkarkonte nga kamioni pakot me kanabis dhe në momentin që po i vendoste brenda një furgoni, ndërhyri policia italiane duke i arrestuar të dy në flagrancë.   

Paralelisht kërkimet e policisë italiane janë shtrirë edhe në Spanjë, për shkak se prej andej ishte nisur ngarkesa me 206 kg kanabis sativa. Hetimet janë fokusuar për të zbuluar nëse “Ndrangheta” ka lidhje me ndonjë rrjet kriminal, prej së cilës mund të ketë marrë lëndën narkotike. Po verifikohen gjithashtu lëvizjet e shqiptarit Eduart Mecani nëse ka udhëtuar drejt Shqipërisë, Spanjës apo vendeve të tjera evropiane. Burime konfidenciale thonë se 50-vjeçari Mecani ka një familjar me iniciale A.M. që jeton në Spanjë, dhe po verifikohet fakti nëse ka lidhje të dyshimta në atë shtet.

Policia italiane dyshon se në Spanjë është një rrjet droge i lidhur me mafien kalabreze në Itali. Ky rrjet merr kanabisin nga Afrika e Veriut dhe trafikohet drejt shtetit spanjoll për të mbërritur më pas në Itali, në destinacionin përfundimtar. Shqiptarit Eduart Mecanit dhe bashkëpunëtorit të tij italian Enzo Di Mauro iu gjetën dhe sekuestruan gjithashtu shuma e parave prej 63 mijë Euro. 

Modifikuar më Hënë, 07 May 2018 17:10
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...