Emigrantët “harrojnë” atdheun – Shqiptarët në Itali, vetëm 128 mln euro dërgesa

Hënë, 07 May 2018 19:39

Pavarësisht se Shqiptarët janë grupimi i dytë më i madh i emigrantëve në Itali pas rumunëve, kur bëhet fjalë për dërgesat e parave drejt Atdheut, shqiptarët nuk hyjnë as në listën e 10 kombësive të para në këtë drejtim.

Të dhënat e Bankës Qendrore të Italisë të përpunuara nga “Fondacioni Leone Moressa” dhe e përditshmja “Ilsole24ore” tregojnë se, shqiptarët janë të 12-të në listë, në terma absolutë, me vetëm 128 milionë euro dërgesa gjatë 2017-ës në vendin e tyre të origjinës, pra në Shqipëri.

Në  krahasim me vitin 2011 kemi të bëjmë me një rënie me 7.2%, gjë që është rrjedhojë e drejtpërdrejtë e krizës që goditi të gjithë Europën e në veçanti Italinë. Të dhënat tregojnë kështu qartë se, kursimet e shqiptarëve tashmë  nuk kanë më si destinacion Shqipërinë.

Ndërkohë që në fillimet e emigracionit, në vitet `90, paratë e fituara dërgoheshin në familje për të ndihmuar sadopak apo edhe për t`i investuar, kryesisht në sektorin imobiliar, me kalimin e viteve tashmë kjo tendencë është përmbysur tërësisht. Paratë e kursyera tashmë ngelen brenda Italisë.

Një ndër arsyet është numri i lartë i sipërmarrjeve të drejtuara nga shqiptarë, pasi në vendin fqinj numërohen zyrtarisht 41 mijë biznesmenë shqiptarë. Kjo do të thotë se, paratë riinvestohen në biznes, duke bërë që gradualisht të “harrohet” atdheu.

Paratë e shqiptarëve tashmë të integruar në Itali shkojnë edhe për arsimimin e fëmijëve, investime në pasuri të patundshme në Itali, etj. Integrimi i shqiptarëve në ekonominë italiane, tashmë që ka kaluar më shumë se një brez është arsyeja kryesore e kësaj renditje.

Modifikuar më Hënë, 07 May 2018 19:43
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...