Vrasja në Fushë-Krujë, verifikohet 49-vjeçari që u filmua duke blerë benzinë(detaje)

Tuesday, 08 May 2018 09:37

Verifikohet personi i filmuar nga kamerat e një karburanti pranë vendit ku u gjet kufoma e djegur brenda një makine në Derven të Krujës. 49-vjeçari nga Thumana ishte regjistruar teksa blinte një bidon benzinë tek pika e karburantit, por lënda djegëse u gjet e paprekur gjatë kontrollit në banesën e tij një ditë pas ngjarjes së 5 majit. Banori i krujës u arrestua vetëm për armën pa leje që iu gjet në shtëpi, ndërsa janë përjashtuar dyshimet ndaj tij në lidhje me vrasjen.

Policia ka verifikuar një nga personat kryesorë të dyshuar në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur më 5 maj në Fushë Krujë ku u gjet i djegur në makinë një person i dyshuar si Xhaferr Osmani, 61 vjeç, nga Kosova.

Pas ngjarjes, hetuesit sekuestruan kamerat e sigurisë të bizneseve të zonës, ku ra në sy një person që mbushte një shishe me benzinë në një pikë karburanti pranë vendit të ngjarjes. Policia identifikoi këtë shtetas me iniciale B.Sh, 49 vjeç, banues në Thumanë të cilit iu bë kontroll në banesë një ditë pas gjejes së kufomës në makinën e djegur në Derven. Sipas policisë, 49-vjeçari u arrestua pasi në banesën e tij u gjet një pushkë model 56, dy krehëra dhe 300 fishekë.

Gjatë kontrollit, policia gjeti edhe shishen me benzinë që ky person kishte blerë tek karburanti pranë vendit ku u gjet viktima i djegur në makinë. Hetuesit thanë se shishja ishte e mbushur me lëndë djegëse e cila nuk ishte përdorur, ndërsa 49-vjeçari ka treguar se i duhej për motorin.

Për këtë arësye, shtetasi me iniciale B.Sh është arrestuar vetëm për akuzën e mbajtjes pa leje të armëve luftarake ndërsa nuk është ngritur ndonjë akuzë ndaj tij në lidhje me vrasjen e personit që dyshohet se është 61-vjeçari Xhaferr Osmani nga Kosova.

Analiza e ADN-së nuk ka përfunduar ende për të konfirmuar identitetin e personit të vrarë, ndërsa policia po heton në disa pista që lidhen me aktivitetin e viktimës në biznes por edhe probleme të jetës private pas disa bisedave të gjetura në rrjetet sociale të 61-vjeçarit.

Eshtë e mbështjellë me shumë enigma ky krim i rëndnë i cili ka ndodhur pak ditë më parë në një fshat të Fushë Krujës. Ndërkohë që burime policore të pverefikuar por që janë bërë publike në media kanë thënë se dyshohet se shqiptari nga Kosova të këtë pasur një lidhje intime ne Shqipëri por nuk përjashtohet dhe mundësia e lidhjes së tij me trafiqe të paligjshmem prishja e pazarve të të cilave mund të këtë çuar në krimin makabër.

Modifikuar më Tuesday, 08 May 2018 09:44
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...