Floida Kërpaçi: Qeveria, zero përpjekje për të lehtësuar dhimbjen e talasemikëve

Tuesday, 08 May 2018 13:24

Deputetja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Floida Kërpaçi, me rastin e 8 Majit, Ditës Botërore të Talasemisë, ka apeluar që çdo ditë të dyfishohen përpjekjet për të siguruar transfuzione tё rregullta, terapi me medikamente kelante dhe kontrolle tё vazhdueshme pёr tё pakësuar ndërlikimet nga kjo sëmundje. Kërpaçi tha se fakti më shqetësues është se institucionet shtetërore nuk përgjigjen në lidhje me problemet e këtyre pacientëve.

Statusi i plotë

Në çdo 8 maj kudo në botë përkujtohet Dita e Luftës kundër Talasemisë. Rezulton se në vendin tonë ka rreth 300 mijë bartës të talasemisë, ndërmjet të cilëve edhe shumë fëmijë. Në total e prekur nga kjo sëmundje pohohet të jetë 8-9% e popullatës. Fakti më shqetësues është se institucionet shteterore nuk pergjigjen ne lidhje me problemet e ketyre pacienteve!

Sfida jonë nuk është sot, por cdo ditë ne duhet të punojmë që të DYFISHOJMË përpjekjet tona për të siguruar: transfuzione tё rregullta, terapi me medikamente kelante dhe kontrolle tё vazhdueshme pёr tё pakёsuar ndёrlikimet nga kjo sёmundje.

Kjo qeveri eshte nje ZERO e madhe ne luften per te mbeshtetur realisht qytetaret me talasemi! Nderkohe, si qytetare duhet te vazhdojme kete sfide te madhe, te behemi të gjithё sё bashku pёr talaseminë Dhuro gjak, shpёto jetё

 

talas.jpg

Modifikuar më Tuesday, 08 May 2018 13:30
Login to post comments

Lajmet e fundit

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...