Vdekja e 18-vjeçares në Vlorë, familjarët akuzojnë mjekët dhe mësuesen (video)

E mërkurë, 09 May 2018 15:23

Familjarët e 18-vjeçares Gerta Kasaj në Vlorë e cila ndërroi jetë sot pasi kishte humbur ndjenjat në shkollë thonë se vajzës së tyre nuk iu dha ndihma në kohë pasi ambulanca ishte vonuar, duke akuzuar edhe mësuesen se nuk e kishte konstatuar në kohë gjendjen e vajzës.

Babai i saj siç shihet dhe në video akuzon doktorët që nuk e shpëtuan. Ai thotë se kishte folur me vajzën në mëngjes dhe se i kishte thënë që ishte mirë.

Aktualisht trupi i vajzës është në morgun e spitalit ku do ti bëhen ekzaminimet e nevojshme për të përcaktuar dhe shkakun e vdekjes.

Gerta Kasaj ishte rritur nga gjyshërit pasi nëna i kishte vdekur. Familjarët thonë se nuk ka pasur kriza kohët e fundit, ndërsa nga shkolla thonë që vajza është shkëputur nga banka e klasës dhe ka rënë e vdekur, nuk ka pasur puls.

Me të ardhur në spital gjyshja e saj ka lëshuar kujën, ndërsa mjaft familjarë janë grumbulluar rreth saj për ta ngushëlluar.

Video

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...