Merren masa disiplinore ndaj veterinerëve në Berat, Vlorë e Shkodër, ja arsyeja

E mërkurë, 09 May 2018 15:47

AKU ka marrë masa disiplinore ndaj disa veterinerëve në Berat, Lezhë e Shkodër. Gjatë kontrolleve të vazhdueshme mbi therjen, transportimin dhe shitjen e bagëtive në vend, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka gjetur shkelje flagrante të protokollit veterinar, nga veterinerë të bashkive.

Më konkretisht, nisur nga disa raste të evidentuara në Berat, Sarandë dhe Lezhë, ku mjeku veteriner i bashkisë, në shkelje të protokollit veterinar ka lëshuar çertifikatë për lëvizjen e kafshëve apo ka lejuar therje në thertore të bagëtive të pa matrikulluara, AKU  ka vënë në dijeni Urdhërin e Mjekut Veterinar.

Urdhëri i Mjekut Veterinar, mbasi u njoh me rastet dhe faktet e paraqitura nga AKU, duke i vlerësuar këto shkelje si të rrezikshme për sigurinë e ushqimit në vend, ka reaguar menjëherë duke marrë masat e mëposhtme:

Zef Kovaçi , mjek veterinar, pranë Bashkisë Lezhë janë marrë masa disipinore me vërejtje me paralajmërim për një periudhë 6 mujore

Znj. Fiqerete Dhima, pranë Bashkisë Sarandë  u mor masa disiplinore, vërejtje me shkrim për një përiudhë 6 mujore.

Marjus Daja  pranë bashkisë Berat u morën masat disiplnore me vërejtje me paralajmerim për një periudhe 6 mujore si dhe gjobë 50 000 lekë.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, falenderon Urdhërin e Mjekut Veterinar për reagimin e menjëhershëm dhe tregon vendosmëri për të mos lejuar askënd të cënojë zinxhirin e sigurisë ushqimore.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...