×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Tirana pa identitet, Veliaj shkatërron gjithçka që prek

E mërkurë, 09 May 2018 18:40

Veliaj e quan diçka të paimagjinueshme mbjelljen e pemëve.

Madje u ka shpërndarë certifikata nderi punonjësve të ndërmarrjes së pastrimit në Tiranë, certifikata që as rrogën nuk ua rritin e as kushtet nuk ua përmirësojnë.

Gjithsesi, në kohën kur Veliaj po fliste me superlativa për punën e tij, në anën tjetër të kryeqytetit është duke u shkatërruar rruga e fundit që kishte ngelur me kalldrëmin 200-vjeçar.

Në foto shihet se si rruga historike “Thanas Ziko” që mbart edhe vlera kulturore është duke u shkatërruar plotësisht.

Ndërkohë që në Tiranë ekzistojnë qindra rrugë të pashtruara fare, të hapura prej muajsh për tu shtruar dhe rrugë pa kanalizime që mbyten në një pikë ujë, bashkia vendos të shkatërrojë të vetmen rrugë identifikuese për traditën e Tiranës.

Në çdo vend të botës ku  ka një lloj respekti për objektet që mbartin vlera kulturore, ajo rrugë mund të restaurohej në atë stil që ishte dhe jo të shkatërrohej. Por Veliaj, merr të gjitha kompetencat të shkatërrojë identitetin e tiranasve, e bashkë me të edhe kujtesën të cilën e ruajnë qysh prej fëmijërisë.

Kujtojmë që një fenomen i tillë po ndodh edhe në Sarandë, ku bashkia shkatërroi shkallët historike të qytetit për t’i zëvendësuar me mermer, i cili nuk e identifikon aspak qytetin bregdetar.


Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...