Qeveria shtyn për herë të 7 afatin e bonove të privatizimit! Afati i ri, viti 2020. Si mund t’i përdorni ato

E mërkurë, 09 May 2018 19:19

Prej vitesh qeveria shqiptare ndjek praktikën e shtyrjes së afatit të përdorimit të bonove të privatizimit.

Shtyrja më e fundit e zyrtarizuar ishte ajo e shkurtit të vitit 2017 që parashikonte si afat përdorimin e tyre deri në fund të vitit 2018.

Por sërish, qeveria ka propozuar në Kuvend një afat tjetër, duke zgjatur vlefshmërinë ligjore të tyre. Referuar vendimit të Këshillit të Ministrave, afati i përdorimit të bonove dhe lekëve të privatizimit është deri më 31.12.2020. kjo rezulton të jetë shtyrja e 7-të e afatit ligjor të tyre.

Në verën e vitit 1995, Këshilli i Ministrave filloi emetimin dhe shpërndarjen e bonove të privatizimit, si pjesë e programit të privatizimit masiv.

Afati i tyre ishte viti 1999.  Shtyrja e parë e afatit u bë në vitin 2006 dhe pothuajse Çdo 2 vite ka shtyrje të afatit të përdorimit të tyre me 1 apo 2 vite.

Bonot e privatizimit përdoren në procesin e legalizimit të ndërtimeve informale e në privatizimin e ndërmarrjeve publike.

Referuar ligjeve në fuqi, ish- pronarët e truallit në rastin e privatizimit gëzojnë të drejtën e parablerjes dhe 80 % të vlerës mund ta paguajnë me bono apo lekë privatizimi.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...