Çollaku: Nuk do të votojmë për prishjen e Teatrit Kombëtar

E mërkurë, 09 May 2018 21:57

Kreshnik Çollaku, këshilltari i Partisë Demokratikë në Këshillin Bashkiak Tiranë, i ftuar në emisionin “Arena” të gazetarit Dritan Hila, në Ora News, duke ju referuar çështjes së “Teatrit Kombëtar”, tha se rreziku më i madh i vendit është grabitja e pronës publike. Po ashtu ai tha se anëtarët e djathtë në Këshillin Bashkiak nuk do të japin votat e tyre për të tjetërsuar territorin rreh “Teatrit Kombëtar”

“Ne i kemi dhënë mbështetje të palëkundur shoqërisë civile dhe artistëve për çështjen e “Teatrit Kombëtar”. Problemi është projekti i kullave që do të ndërtohen aty. Ai është lënë qëllimisht të rrënohet. Pasi duhet t’i hapet vend 7 kullave me nga 35 kate, të cilat për mëshirë do t’ i japin më pas një godinë teatrit.

Problemi i madh i vendit është grabitja e pronës publike. Ndërkohë që ligji e thotë qartë që përdorimi i çdo trualli publik nuk mund të kalojë pa marrë tre të pestat e votave në Këshillin Bashkiak. Kështu ne nuk do të japin asnjëherë votat tona për të miratuar prishjen e “Teatrit Kombëtar”, tha Çollaku.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...