CIA ngre alarmin: 40% e të punësuarve në Shqipëri në kufijtë e ekzistencës

E Enjte, 10 May 2018 08:37

Mjedisi i biznesit në Shqipëri është i varfër, teksa 40% të punësuarve në vend që i përkasin sektorit bujqësor janë në kufijtë e ekzistencës, thuhet në vlerësimin e Agjencisë Amerikane të Inteligjencës (CIA) për zhvillimet ekonomike të vitit 2017 në Shqipëri,

CIA vëren se kodet komplekse të taksave dhe kërkesat e licencimit, sistemi i dobët gjyqësor, korrupsioni endemik, zbatimi i dobët i kontratave dhe çështjet e pazgjidhura të pronësisë, si dhe infrastruktura e vjetruar kontribuojnë në mjedisin e varfër të biznesit në Shqipëri, duke e bërë të vështirë tërheqjen e investimeve të huaja.

“Sektori bujqësor, i cili zë më shumë se 40% të punësimit dhe një të katërtën në PBB kufizohet kryesisht në operacionet e vogla familjare dhe në bujqësinë e ekzistencës, për shkak të mungesës së pajisjeve moderne, të drejtave të paqarta të pronësisë dhe ngastrat e vogla të tokës” thuhet në vlerësimin e CIA për 2017-ën.

Agjencia Amerikane ka vënë re se që nga viti 2014, ekonomia e Shqipërisë është përmirësuar në mënyrë të vazhdueshme dhe rritja ekonomike arriti në 3.8% në vitin 2017, por lidhjet e ngushta të tregtare, remitancat dhe sektorit bankar me Greqinë dhe Italinë e bëjnë Shqipërinë të prekshme ndaj efekteve të krizave të mundshme të borxhit dhe rritjes së dobët në eurozonë.

Furnizimi me energji elektrike i Shqipërisë është i pabarabartë, pavarësisht nga kapacitetet e transmetimit të përmirësuar me vendet fqinje. Megjithatë, qeveria kohët e fundit ka ndërmarrë hapa për të frenuar humbjet jo teknike dhe ka filluar të përmirësojë rrjetin e shpërndarjes, vë në dukje raporti.

Zbatimi më i mirë i kontratave të energjisë elektrike ka përmirësuar qëndrueshmërinë financiare të sektorit, duke zvogëluar mbështetjen nga buxheti qendror. Gjithashtu, me ndihmën e donatorëve ndërkombëtarë, qeveria po ndërmerr hapa për të përmirësuar rrjetet e varfra të rrugëve dhe hekurudhave, një pengesë afatgjatë për rritjen e qëndrueshme ekonomike.

Qeveria shqiptare ka forcuar mbledhjen e taksave dhe ka rritur në mënyrë të moderuar pagat dhe pensionet në një përpjekje për të ulur deficitin buxhetor. Vendi vazhdon të përballet me borxhin e lartë publik, duke tejkaluar kufirin ligjor të saj prej 60% të PBB-së në vitin 2013 dhe duke arritur në 72% në vitin 2016. /Monitor/

Modifikuar më E Enjte, 10 May 2018 08:47
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...