Shërbimi universal postar, hyjnë në fuqi rregullat që i hapin rrugë konkurrimit publik

E Enjte, 10 May 2018 08:50

Shërbimin Universal Postar tashmë mund ta ofrojë çdo operator që plotëson kriteret dhe i nënshtrohet konkurrimit. Përmes një vendimi, që qeveria ka miratuar, në ditët e para të majit, hapet mundësia për operatorë të tjerë përveç Postës Shqiptare, e cila është e vetmja që ofron Shërbimin Universal Postar qysh nga mesi i vitit 2015 sipas një autorizimi 5 vjeçar të dhënë nga Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP). Afati për këtë autorizim përfundon në mes të vitit 2020.

Me rregullat që ka miratuar së fundmi qeveria “Për përcaktimin e ofruesit të shërbimit universal postar” çdo operator tjetër pas përfundimit të afatit të autorizimit që ka Posta Shqiptare nëse ka kapacitetet e nevojshme teknike mund të garojë për të marrë përsipër këtë shërbim.
Kriteret për vlerësimin e ofruesit të shërbimit universal postar
Referuar vendimit që tashmë ka hyrë në fuqi, katër janë kriteret bazë për vlerësimin që bën AKEP lidhur me ofruesit e shërbimit universal postar. Së pari rrethanat dhe zhvillimet e tregut dhe nevoja për zbatimin e shërbimit universal postar. Së dyti aftësitë teknike, përfshirë sistemin e informacionit për ndjekjen e objekteve postare, aftësitë financiare dhe besueshmërinë e ofruesit për sigurimin e shërbimit universal postar në një zonë të caktuar ose në të gjithë territorin brenda një periudhe kohore të përcaktuar.
Së treti vlerësohen pikat e aksesit të rrjetit postar të ofruesit të shërbimit universal postar dhe së katërti kostot përkatëse neto për ofrimin e shërbimit universal postar si dhe, për sa është e zbatueshme, vlerën korresponduese të kompensimit që mund të kërkohet nga operatori për ofrimin e shërbimit universal postar.
Konkurrimi publik
Rregullat e reja përcaktojnë se në rastet kur nga analiza e AKEP rezulton se ka, të paktën, dy ofrues të shërbimeve postare, të cilët mund të sigurojnë ofrimin e shërbimit universal postar procedura e përzgjedhjes kalon përmes konkurrimit publik.
“Nëse në përfundim të analizës së tregut rezulton se ka më shumë se një operator që plotëson kushtet ligjore për sigurimin e ofrimit të shërbimit universal postar në të gjithë territorin, AKEP-i inicion procesin e konkurrimit publik brenda 30 ditësh nga përfundimi i analizës së tregut. AKEP-i i dërgon ftesë për pjesëmarrje në procesin e konkurrimit publik të gjithë operatorëve që plotësojnë kushtet ligjore për ofrimin e shërbimit universal postar”. thuhet në vendimin e kaluar në vendimin tashmë në fuqi.
Ofrimi i shërbimit universal postar
Autorizimi që ka sot Posta Shqiptare i sanksionon asaj detyrimin e ofrimit të shërbimit universal postar çdo përdoruesi në territorin e Republikës së Shqipërisë, pavarësisht nga vendndodhja gjeografike, duke përshirë shërbimet postare brenda vendit dhe ndërkombëtare .
Ky shërbim ofrohet për pranimin, përpunimin, transportin dhe shpërndarjen e objekteve postare që peshojnë deri në 2 kg, pranimin, përpunimin, transportin dhe shpërndarjen e pakove postare që peshojnë deri në 10 kg dhe shërbimet për objektet postare të regjistruara dhe objektet postare të siguruara.
Duke qenë ofruesi I vetëm I këtij shërbimi të ardhurat e gjeneruara nga Posta Shqiptare janë dukshëm të larta. Në fund të tremujorit të parë 2018 ato ishin në total 585 milionë lekë, duke qëndruar në të njëjtin nivel të një viti më parë. Monitor

Modifikuar më E Enjte, 10 May 2018 08:53
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...