Identifikohen autorët që plagosën me armë 35-vjeçarin në Shkodër

E Enjte, 10 May 2018 09:24

Policia ka bërë të mundur identifikimin e autorëve që plagosën me armë zjarri, mbrëmjen e djeshme,  35-vjeçarin në fshatin Grudë e Re në Shkodër. Forcat blu janë vënë në kërkim të tyre.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së mërkurës, rreth orës 22:30, në momentin kur 35-vjeçari me inicialet Gj.G, po kthehej për në banesën e tij. Ndaj tij, është qëlluar me armë zjarri, duke e plagosur.

Sipas policisë, 35-vjeçari ndodhet në spitalin e Shkodrës jashtë rrezikut për jetën, ndërsa po punohet për kapjen e autorëve të dyshuar, të cilët tashmë janë identifikuar.

Njoftimi i policisë:

Me datë 09.05.2018, në fshatin Grudë e Re, Shkodër, ka mbetur i plagosur me armë zjarri shtetasi Gj. G. 35 vjeç, në afërsi të banesës së tij, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër, ku po merr mjekimin e nevojshëm, jashtë rreziku për jetën.

Nga Policia Shkodrës vijojnë hetimet me intensitet, për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, është bërë identifikimi dhe po punohet për kapjen e autorëve të dyshuar, nuk jepen të dhena të tjera për shkak të hetimeve.

Materjalet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprat penale te “Vrasje me paramendim e mbetur ne tentativ dhe armbajtje pa leje” parashikuar nga neneve 78 – 22 , 278 i Kodit Penal.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...