Prestigjozia britanike/ Bandat shqiptare të kokainës ushqejnë dhunën në Angli

E Enjte, 10 May 2018 13:19

Kësaj here nuk është ndonjë tabloid, por gazeta e madhe, e respektuar dhe me ndikim, “The Times” e Londrës, që shkruan për lidhjen e dhunës së vërejtur së fundmi nëpër qytetet angleze dhe kokainës së futur në Britani nga grupet kriminale shqiptare.

Sipas “The Times”, kriminelët shqiptarë që kontrollojnë tregtinë e kokainës së pastër e kanë rritur praninë e tyre në Britani me afro 60 për qind në 3 vitet e fundit, duke nxitur një rritje të krimeve të dhunshme në vend.

Dhuna mes bandave, që është përhapur së fundmi nëpër qytetet angleze, koinçidon me rritjen e madhe të sasive të kokainës nga mafia shqiptare, e sjellë përmes lidhjeve me kartelet amerikano-latine të drogës, sipas të dhënave të publikuara nga “The Times”.

Në listën e 4.600 sindikatave kriminale më të rrezikshme në Britani, gjatë 3 viteve të fundit kriminelët britanikë janë ende më mbizotëruesit, por shqiparët kanë lënë pas, për herë të parë vitin e kaluar, rumunët. Dihet se rumunët janë më të shumtë në numër, si kombësi në Britani. Në këtë listë, nga afro 33.600 kriminelët, shqiptarët kaluan nga vendi i 8 në vendin e tretë.

Sipas të dhënave të organizatës me qendër në Londër, “Global Drug Survey”, kokaina shpërndahet te klientët në më pak se 15 minuta në Angli dhe Skoci, ku përdoruesit thonë se ajo mbërrin tek ata më shpejt se ç’mbërrin mesatarisht një picë e porositur përmes telefonit ose “online”.

Sipas “The Times”, shqiptarët kanë krijuar një reputacion të frikshëm, si njerëz që të mbarojnë punë dhe ekspertë logjistikë përmes qasjes tek armët dhe aftësisë së tyre për të përballuar përmes forcës grupet rivale.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...