Sezoni turistik, kufizim qarkullimi për mjetet e rënda nga 15 Qershori në 15 Shtator

E Enjte, 10 May 2018 13:39

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë në bashkëpunim me Ministrinë e Brendshme po përgatisin një udhëzim të përbashkët mbi kufizimet e qarkullimit të mjeteve të rënda për transportin rrugor të mallrave në periudhën e sezonit veror.
Në kuadër të konsultimeve për këtë udhëzim, Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Damian Gjiknuri zhvilloi sot një takim me Shoqatën e Transportuesve Ndërkombëtare rrugor, Drejtuesit e Porteve Detare dhe Autoritetit Rrugor Shqiptar.
Ministri Gjiknuri tha se tanimë është përcaktuar periudha e disiplinimit të lëvizjes nga 15 Qershori në 15 Shtator që përkon me sezonin turistik.
“Gjatë sezonit turistik, nisur edhe nga kushtet e disa segmenteve rrugore dhe për të krijuar lehtësi për pushuesit, sidomos në ato zona që kanë intensitet me turizmin, bazuar në legjislacionin në fuqi, sëbashku me Ministrin  e Brendshëm do nxjerrim një udhëzim ku do të disiplinojmë trafikun e mjeteve të rënda. Duke vendosur nga 15 Qershori në 15 Shtator kufizim të trafikut të mjeteve të rënda në periudhat e fundjavave. Duke nisur nga e premtja përfshirë ditën e dielë trafiku i mjeteve të rënda do të ndalohet në disa segmente kryesore rrugore”, u shpreh Gjiknuri.
Gjatë diskutimit me grupet e interesit, u dakordësua periudha e disiplinimit 15 Qershor-15 Shtator ndërsa në ditët e ardhshme do të përcaktohen nga specialistët edhe oraret e kufizimit të qarkullimit në këto tre ditë të fundjavave dhe gjithashtu akset në të cilat do të zbatohet për të krijuar lehtësitë e lëvizjes por dhe mos penguar bizneset në aktivitetin e tyre.
 Udhëzimi do të ndiqet e zbatohet në terren në kordinim mes Policisë së Qarkullimit Rrugor dhe agjencive tjera që rregullojnë transportin rrugor përfshirë dhe Portet dhe Doganat.

 

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...