Kumari ndan 576 çifte në Elbasan!

E Enjte, 10 May 2018 20:26

Në Gjykatën e Shkallës së parë të rrethit gjyqësor Elbasan çdo vit regjistrohen qindra raste të kërkesave për zgjidhje martese. Pra çdo vit qindra familje shkatërrohen. Ekspertët thonë se në shumicën e rasteve janë gratë ato që ndërmarrin hapin ekstrem të kërkesës për divorc.

Por cilat janë shkaqet?

“E para, sepse ato ndjehen më të dhunuara. Dhe për të mbrojtur familjen, fëmijët, faktori ekonomik dominon mbi të gjithë faktorët e tjerë. Ka edhe nga ata bashkëshortë që edhe ato pak të mira materiale që fitojnë për familjet e tyre i lënë në lojërat e fatit. Këto dy vitet e fundit, në Elbasan, ka qenë një pikënisje kryesore për të gjithë proceset për zgjidhjen e martesës”, shprehet avokati Demir Çiftja.

Në Gjykatën e rrethit Gjyqësor Elbasan, vetëm gjatë vitit 2017 janë bërë 576 kërkesa për zgjidhje martese, ndërsa në tremujorin e parë të 2018 kanë kërkuar divorc 154 persona.

Statistikat vijnë gjithmonë e në rritje siç po shtohen edhe lojërat e fatit dhe kazinotë. Aktualisht në bashkinë e Elbasanit ushtrojnë aktivitetin e tyre 395 kazino, lojëra fati e baste sportive. /TCH/

Modifikuar më E Enjte, 10 May 2018 21:49
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...