×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Pensioni familjar, kushtet e reja dhe si përfitohet

Premte, 11 May 2018 13:48

Instituti i Sigurimeve Shoqërore ka publikuar udhëzimin se si mund të përfitohet pensioni familjar.

Në udhëzimin e publikuar  thuhet se çdo person që ngelet i vetëm dhe ka në ngarkim fëmijë, mund të marrë pension familjar, po kështu edhe jetimët, si dhe disa kategori të tjera.

Pensioni familjar mund të përfitohet nga dhe gjithë ata persona që përkujdesen për një apo disa fëmijë dhe janë të paaftë për punë, si më poshtë:

Kush e përfiton

E veja, kur është: Mbajtëse e një fëmije që ishte në ngarkim të të vdekurit, deri në moshën 8 vjeç. E paaftë për punë. Ka mbushur moshën 55 vjeç. Burri i ve, kur është: Mbajtës i një fëmije që ishte në ngarkim të të vdekurit, deri në moshën 8 vjeç .I paaftë për punë. Ka mbushur moshën 60 vjeç.

Jetimi që ishte në ngarkim të personit që vdiq dhe është nën 18 vjeç, ose deri në 25 vjeç, nëse studion ose është i paaftë për punë. Prindërit, kur kanë arritur moshën 65 vjeç ose janë të paaftë për punë, prindërit e prindërve, njerku e njerka, kur nuk kanë persona që detyrohen t’i mbajnë, nëse provohet se ata jetonin në të njëjtën familje me atë që vdiq, jo më pak se një vit para momentit të vdekjes dhe kanë arritur moshën 65 vjeç, ose janë të paaftë për punë. Nipërit e mbesat, kur janë në ngarkim të atij që vdiq dhe bënin pjesë në të njëjtën familje me të. Në këtë rast ata trajtohen si jetimë. E/I veja humbasin të drejtën për pension familjar kur martohen.

Dokumentet

Certifikatë vdekjeje e të ndjerit/të ndjerës (ku të jetë shënuar dhe shkaku i vdekjes). Fotokopje e Kartës së identitetit për kërkuesin, ose përfituesit e tjerë. Vërtetim page, sipas së cilës është derdhur kontribut për periudhat e sigurimit që nga 01.01.1994 deri në momentin e shkëputjes nga puna, sipas formularit tip (nëse ka punuar dhe ka derdhur kontribute për periudhat pas datës 01.01.1994). – Vërtetim i pagës mesatare neto, për vitin e fundit të punë.

Dokumentet që vërtetojnë periudhat e sigurimit dhe llojin e punës janë:  Libreza e punës. Vërtetim për vjetërsinë në punë dhe llojin e saj. Vendimi i emërimit në punë, si kuadër në ish-kooperativat bujqësore. – Vendim gjykate për njohje të vjetërsisë në punë (në se shikohet e arsyeshme). Vërtetim i Degës Ushtarake për periudhën e kryerjes së shërbimit të detyrueshëm ushtarak (për kërkuesit meshkuj). – Vërtetim-tip i vjetërsisë në punë për ushtarakët.

Për personat që përfitojnë nga Ligji nr. 7514, datë 30.09.1991 “Për pafajësinë, amnistinë dhe rehabilitimin e ish-të Dënuarve dhe të Përndjekurve Politikë” duhen edhe: Vërtetim i gjendjes gjyqësore. – Vërtetim për kohën e vuajtjes së dënimit, lëshuar nga Ministria e Rendit Publik. Vërtetim për faktin e dënimit për motive politike dhe kohën e vuajtjes së tij, të lëshuar nga Komisioni i Ministrisë së Rendit Publik dhe Ministrisë së Drejtësisë. Çdo dokument tjetër justifikues, që vërteton qenien në punë. Dokumentet që vërtetojnë të qenit në ngarkim të të ndierit

Dokumentet shtesë

Krahas dokumenteve të përcaktuara më lart, duhet të dorëzohen dhe dokumentet e mëposhtme:  Vërtetim i vazhdimit të shkollës për jetimët që kanë mbushur moshën ligjore për t’u punësuar ose vetëpunësuar. Vendim i KMCAP-it për paaftësinë në punë të personave të familjes në ngarkim të të siguruarit të vdekur, kur ata janë në moshë pune. Vërtetim i organeve të pushtetit lokal që në ngarkim të të vdekurit ishte një i/e ve, që mban një fëmijë deri në moshën 8 vjeç, i cili ishte në ngarkim të të vdekurit.

Vërtetim për personin e ve, që është kërkues për punë. Proces-verbal, që provon faktin e vdekjes nga aksidenti në punë, si dhe vendimi i KMCAP, kur vdekja është shkaktuar nga sëmundje profesionale. Vërtetim i organeve të pushtetit lokal që prindërit, prindërit e prindërve nuk kanë persona që detyrohen t’i mbajnë dhe jetonin në të njëjtën familje me atë që ka vdekur, jo më pak se një vit para vdekjes. – Vërtetim nga organet e prokurorisë ose gjykatës për rastet kur kërkohet të përfitohet nga Dekreti nr. 758, datë 01.04.1994 “Për një mbrojtje të veçantë të ushtarakut”.

– Vërtetim nga ministria përkatëse për humbjen e jetës së pilotit në përmbushje të detyrës gjatë fluturimit. Për të marrë këtë përfitim, personi duhet të bëjë kërkesë me shkrim pranë ALSSH-së, ku të deklarojë se nuk është ekonomikisht aktiv (i punësuar ose i vetëpunësuar). Jetimi që ka moshën ligjore për t’u punësuar ose vetëpunësuar, kur nuk vazhdon shkollën dhe është nën 18 vjeç (kur banon në qytet) dhe nën 16 vjeç (kur banon në fshat), në kërkesën për pension deklaron se nuk është i punësuar ose i vetëpunësuar si dhe paraqet vërtetim nga Zyra e Punës.

Masa e përfitimit

Pensioni familjar është pjesë e pensionit që kishte ose i takonte të ndjerit.

  1. Personi i ve, merr 50 % të pensionit që gëzonte ose do të gëzonte i ndieri, kur është i vetëm dhe për çdo pjesëtar tjetër merr 25 %, me kusht që shuma e pensionit të mos kalojë 100 për qind, masën e tij.
  2. Kur e veja nuk është pjesëtare e pensionit familjar, dhe përfitues është vetëm një jetim, masa e pensionit për jetimin është 50 % e pensionit që gëzonte ose do të gëzonte i ndjeri.
  3. Kur e veja nuk është pjesëtare e pensionit familjar, dhe përfitues janë dy ose më shumë persona, masa e pensionit familjar për secilin prej tyre është 25 %, por jo më shumë se 50% e pensionit që gëzonte ose do të gëzonte i ndjeri.
  4. Shuma e një pensioni familjar nuk duhet të kalojë masën e pensionit që merrte ose do të merrte personi që vdes.
  5. Jetimi merr pension familjar edhe në qoftë se prindi që jeton është i punësuar, është ekonomikisht aktiv ose merr një pension si të drejtë të tij. Në këtë rast masa e pensionit për çdo jetim ose person tjetër që përfiton është 25 % e pensionit që i takonte të ndjerit, por jo më tepër se 50 % e tij.
  6. Jetimi që humbet të dy prindërit merr një pension jetimi për secilin prej tyre.
  7. Kërkesën për vazhdimin e pensionit familjar, kur mbaron afati i pagesës, përfituesi e paraqet në ALSSH-në e vendbanimit, sipas gjendjes civile duke i bashkangjitur dokumentacionin e kërkuar.
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...