Durrës/ Porti i peshkimit lihet në harresë, ndotet me vajra dhe karburant

Premte, 11 May 2018 14:22

Ndotje masive me vajra dhe karburant është evidentuar mëngjesin e sotëm në Portin e Ri të Peshkimit në Durrës.

Ndotja dyshohet se ka ardhur nga një prej anijeve të flotës së peshkimit të vendosur aty prej nëntorit të vitit të kaluar.

Por Organizata e Menaxhim Peshkimit ngre alarmin se fenomeni është i përsëritur dhe pasojë e të qenit pa administrim, pasi investimi ende nuk është marrë në dorëzim nga Ministria e Bujqësisë.

Deti është ndotur me vajra dhe karburante.

Ishin vetë peshkatarët që ngritën alarmin mbi këtë situatë të përsëritur brenda basenit ujor të portit të ri të peshkimit.

Ata thonë se janë hedhur fuçi vaji dhe plehra në mes të portit.

Ndotja dyshohet të jetë shkaktuar nga njëra prej anijeve të flotës së peshkimit që është zhvendosur pjesërisht nw port që nga nëntori i vitit të kaluar.

Pavarësisht situatës askush nuk mban përgjegjësi pasi ky port mbetet ende pa administrator për shkak të burokracive ligjore.

Ky investim nuk është marrë ende në dorëzim nga peshkimi pavarësisht se anijet prej muajsh janë ankorur këtu.

Peshkatarët thonë se mbeten peng i procedurave burokratike.

Një situatë alarmante ekologjike për të cilën Organizata e Menaxhim Peshkimit e ka ngritur si shqetësim prej ditesh por askush nuk po ndërhyn.

Të qenit pa administrator e ka lënë portin e ri të peshkimit jashtë mbikqyrjes së strukturave mjedisore.

Basëni ujor i portit të peshkimit është ndotur masivish edhe më herët nga derdhjet e hidrokarbureve në det por edhe nga mbetje te tjera.

Kuti, shishe plastike, kanace pijesh te ndryshme si dhe një sere mbetjesh të tjera jane perhapur në te gjithe siperfaqen ujore

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...