Trupi i pajetë i një 58-vjeçari është gjetur pasditen e sotme në anë të një rruge në fshatin Kamenicë, Korçë.
Policia bën me dije se bëhet fjalë për personin me iniciale M.A, i cili është gjetur i pajetë, ndërsa atij nuk i janë gjetur shenja dhunë në trup.
Nga hetimet e para, dyshohet se viktima mund të ketë qenë në gjendje të dehur. Blutë e Korçës thonë se po punohet për përcaktimin e shkaqeve të vdekjes, si dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
 
																					 
								
 
 
 
 
  
						 
																									 
																									





