×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 53

Cila ështa Banka juaj e preferuar, shikoni si renditen ato në Shqipëri

Premte, 06 Prill 2018 18:09

Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, viti 2017 u mbyll me fitim rekord për sistemin bankar shqiptar, për një vlerë totale prej gati 21 miliardë lekësh. Megjithatë, po të shohim rezultatet e raportuara nga bankat, sipas standardeve ndërkombëtare të raportimit financiar, tabloja është mikse.

Rezultati agregat është sërish me fitim në vlerën totale të 11.7 miliardë lekëve. Një pjesë e bankave kanë arritur fitime mëse të kënaqshme, ndërsa një pjesë e tyre e kanë mbyllur vitin me humbje.

Si zakonisht në vitet e fundit, bankat më të mëdha janë më të qëndrueshme në rezultatet financiare. BKT, Raiffeisen, Intesa Sanpaolo dhe Credins artën të gjitha fitime mbi pragun e një miliard lekëve.

Banka më e madhe në vend, BKT, edhe vitin e kaluar arriti fitime mjaft të mëdha, në vlerën e 6.5 miliardë lekëve, e ndjekur nga Raiffeisen, me afro 4.5 miliardë lekë. Këto dy banka ngelen larg pjesës tjetër të sistemit bankar për sa i takon fitimeve. Për shkak të pjesës së madhe të tregut dhe portofolit të konsiderueshëm të instrumenteve me rrezik të ulët, si bono dhe obligacione qeveritare, baza e të ardhurave për këto banka është më e lartë krahasuar me pjesën tjetër të tregut.

Edhe Intesa Sanpaolo mbylli një tjetër vit me fitim, në vlerën e 1.6 miliardë lekëve, ndonëse në rënie krahasuar me vitin 2016.

tabela-bankat.jpg

Ndërkohë, Credins Bank për vitin 2017 raportoi një fitim prej afro 1.1 miliardë lekësh, më i larti i arritur ndonjëherë nga banka më e madhe me kapital shqiptar. Credins ka konsoliduar më tej pozitën si banka e tretë më e madhe në Shqipëri, pas BKT dhe Raiffeisen.

Ndër bankat e tjera, fitime të konsiderueshme arritën ABI Bank, Fibank, Societe Generale dhe Union Bank. Në vitet e fundit, këto katër banka ndodhen në një cikël rritjeje të qëndrueshme, të shoqëruar me rezultate të larta financiare. Viti 2017 u mbyll me fitim edhe për Tirana Bank, që arriti t’i jepte fund një serie të gjatë rezultatesh me humbje.

Bankat e tjera të sistemit e kanë mbyllur vitin me humbje, ku rezultatet më të dobëta i shënuan Veneto Banka, me humbje 1.3 miliardë lekësh. Në dy vitet e fundit, Veneto ka humbur rreth 5 miliardë lekë, ndërsa së shpejti pritet të shkrihet me bankën më të madhe të grupit Intesa Sanpaolo.

Një tjetër bankë e saposhitur, NBG Bank, e mbylli vitin me humbje për 467 milionë lekë. Banka e grupit grek u ble në fillim të këtij viti nga ABI Bank dhe bashkimi pritet të bëhet efektiv gjatë muajve të ardhshëm. Humbje edhe më të mëdha për vitin 2017 pësuan edhe Alpha Bank e ProCredit Bank, ndërsa me humbje e mbyllën këtë vit edhe tre bankat më të vogla në treg, Banka Ndërkombëtare Tregtare, Banka e Bashkuar e Shqipërisë dhe Banka e Kreditit të Shqipërisë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...