Prokuroria gati dosjen: Kemi prova për të futur në burg Tahirin

E Enjte, 17 May 2018 09:49

Me prova të shumta, Prokuroria e Krimeve të Rënda, ka kërkuar përsëri burg për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahirin, i cili ishte i përfshirë në trafikun e drogës me grupin e Habilajve.

Prokurori i dosjes, Besim Hajdarmataj, ka apeluar vendimin e dhënë disa ditë më parë nga Gjykata e Krimeve të Rënda, e cila vendosi ‘arrest shtëpie’ për Tahirin.

Por pas provave të reja që kanë ardhur nga Greqi dhe Italia, Prokuroria e Krimeve të Rënda e ka apeluar këtë vendim, për të vënë në pranga ish-ministrin e Brendshëm.

Hajdarmataj u shpreh në atë seancë, se Saimir Tahiri ka drekuar disa herë në Greqi me kushëririn e tij, Artan Habaliajn, i cili është në kërkim si pjesë e grupit të struktura kriminal që merrej me trafik droge.

Madje, Tahiri, duke shfrytëzuar postin, ka manipuluar sistemin ‘TIMS’, duke mos regjistruar hyrje-daljet e Artan Habilajt.

Por një provë tjetër që ka Prokuroria është edhe ajo e një peshkarexhe italiane me emrin “Fatima”.

Peshkarexha, e cila kishte lidhje me Moisi Habilajn, ka hyrë në Shqipëri me 6 maj 2015 dhe, sipas Prokurorisë, radarët ishin të fikur atë natë për disa orë.

E megjithatë, radari i Porto Palermos e ka pikasur peshkarexhën në fjalë, por Policia e Dhërmiut dhe Himarës, kanë raportuar se ishte peshkarexhë vendase me emrin “Rozeta”.

Prokuroria ka prova se Peshkarexha “Fatima” është ankoruar në Triport të Vlorës ku ka marrë karburant dhe drogë dhe është nisur drejt Italisë.

Ish-ministri i Brendshëm është nën hetim, pas përgjimeve të shumta që dolën me arrestimin e Moisi Habilajt në Itali.

Në përgjimet e këtij grupi, doli edhe emri i Tahirit, ndërsa Habilaj, ka udhëtuar shumë herë me makinën e ish-ministrit, të cilën, duke qenë se ishte në emrin e tij, nuk ndalohej nga policia.

Tahiri si ministër i Brendshëm, kanabizoi Shqipërinë, ndërsa përdori policinë për të bërë transportin e drogës jashtë vendit. /55News.al/

Modifikuar më E Enjte, 17 May 2018 09:56

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

LËKUNDJE TËRMETI NË QYTETIN E KORÇËS, JA SA ISHTE MAGNITUDA

Aktualitet

LËKUNDJE TËRMETI NË QYTETIN E KORÇËS, JA SA ISHTE MAGNITUDA

Mëngjesin e sotëm janë regjistruar lëkundje tërmeti në qytetin e Korçës. Lëkundja u regjistrua rreth orës 08:30 me magnitudë 3,5 të shkallës Rihter, sipas Qendrës Europiane të Tërmeteve. Epiqendra e lëkundjes së...

Skuqja dhe irritimi i lëkurës, simptomë që tregon se mund të jeni prekur nga COVID-19

Aktualitet

Skuqja dhe irritimi i lëkurës, simptomë që tregon se mund të jeni prekur nga COVID-19

Skuqja dhe irritimi i lëkurës është shtuar në listën e simptomave të pacientëve të prekur me COVID-19, kanë bërë të ditur zyrtarë shëndetësorë në Britaninë e Madhe, ku 1 në...

EMRAT/ Posedonin ‘1 mln paund’ drogë pranë stacionit të policisë, dënohen 2 shqiptarët e arrestuar

Aktualitet

EMRAT/ Posedonin ‘1 mln paund’ drogë pranë stacionit të policisë, dënohen 2 shqiptarët e arrestuar

Para gjykatës, dy burra shqiptarë kanë pranuar se kanë kultivuar kanabis, pasi një fabrikë “një milion paund” u gjet në pjesën qendrore të Whitehaven – afër stacionit të policisë së...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!