×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Nesër Michael D. Granoff  merr titullit “Doctor Honoris Causa” nga Universiteti i Tiranës

E Enjte, 17 May 2018 18:48

Ditën e premte, datë 18.05.2018, në orën 17:30, në Godinën “Liria” në Qytetin Studenti, do të organizohet Ceremonia e dhënies së titullit “Doctor Honoris Causa” Z. Michael D. Granoff  me motivacionin: “Për kontribut të çmuar në nxitjen dhe zhvillimin e modeleve të qëndrueshme dhe praktikave më të mira në fushat e ekonomisë, kulturës dhe arsimit në Shqipëri”.

Në këtë ceremoni sipas njoftimit te UT, do të marrin pjesë anëtarë të Kabinetit qeveritar, ish-presidentë të Republikës së Shqipërisë, Sh.T.Z. Donald Lu, Ambasador i SHBA-së në Shqipëri, Z. Lulzim Basha, Kryetar i Partisë Demokratike, senatorët e UT-së, personalitete nga fusha e arsimit, shkencës dhe fusha të tjera si dhe të ftuar të tjerë.

Kontribute të z. Michael D.Granoff

Zoti Granoff u emërua nga Presidenti Klinton në Bordin e Fondit Shqiptaro-Amerikan të Ndërmarrjeve, një nismë e sponsorizuar nga qeveria e SHBA-së për zhvillimin e sektorit privat, ku aktualisht mban postin e Kryetarit te Bordit.

Zoti Michael Granoff, në cilësinë e Kryetarit të Bordit të Fondit Shqiptaro-Amerikan të Ndërmarrjeve dhe Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim, shquhet për kontributin e çmuar në zhvillimin ekonomik të vendit tonë, arritje të mëdha në sektorin e sipërmarrjes si dhe kontributin e vyer në fushën e arsimit në Shqipëri. Angazhimi dhe bashkëpunimi i Z. Granoff me institucionet shqiptare në fushën e arsimit, kanë mundësuar realizimin e projekteve madhore në mbështetje të reformave sfiduese, të ofrimit dhe garantimit të standardeve bashkëkohore në kurrikula dhe cilësinë e mësimdhënies, në nxitjen e aftësive për sipërmarrje tek nxënësit e sistemit para-universitar, si dhe në përmirësimin e transparencës të vlerësimit të studentëve dhe rritjen e cilësisë të transferimit të dijeve në universitete publike e private. Gjatë 20 viteve në Shqipëri, Z. Granoff ka drejtuar forume të një niveli të lartë ekonomik dhe akademik, duke ndarë eksperiencën e tij në fushën e biznesit dhe të lidershipit me sipërmarrës të rinj dhe studentë të ekselencës.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...