Kryebashkiakja Ademi inspekton punimet në Rrugën e Mushanit në Dajç

Premte, 18 May 2018 16:40

Kryebashkiakja Ademi inspekton punimet në Rrugën e Mushanit në Dajç

Fillon një tjetër projekt i ri në Bashkinë Shkodër! Nisin punimet për segmentin e parë të rrugës së Mushanit, që arrin një vlerë 9.6 milionë lekë dhe do të ndikojë në përmirësimin e kushteve të jetesës për rreth 2 mijë banorë të kësaj zone.

Bashkia e Shkodrës ka nisur rikonstruksionin e rrugës së fshatit Mushan. Investimi me fondet e Bashkisë Shkodër parashikon ndërhyrje të plotë, punime për kullimin, shtresat dhe sinjalistikën vertikale e horizontale.  Punimet e nisura janë inspektuar sot nga kryetarja e Bashkisë Shkodër, znj. Voltana Ademi, që është takuar me banorë të zonës, të cilët e kanë falenderuar për këtë investim.

“Ne kemi filluar punimet, në një rruge që i shërben shumë familjeve. Ky investim është një prioritet i vendosur në komunën Dajcc, tha kryetarja Ademi. Me ritmet që do punohet, mendohet që rruga e re të mbarojë brenda dy javësh. Këtij fshati, kësaj zone do t’i ndryshohet faqja, që Dajçi të bëhet një atraksion për të gjithe ata që duan të shikojnë bukuritë e tij dhe mbarë zonës”.

Banorët kanë falenderuar kryetaren e Bashkisë, znj. Voltana Ademi për këtë punë të mirë që po bën për ta, një investim i munguar prej kohësh e që do t’i japë zhvillim zonës.

Investimi për segmentin e parë të rrugës së Mushanit arrin në 9.6 milion lekë dhe do të ndikojë në përmirësimin e kushteve të jetesës për rreth 2 mijë banorë të kësaj zone./55news.al/

Modifikuar më Premte, 18 May 2018 16:47

Video

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...