×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Flasin fqinjët e dëshmitarit: Albert Veliu në gjendje të dobët ekonomike

Premte, 18 May 2018 21:20

Familja e "Dëshmitarit X" në video-përgjimet e publikuara nga Partia Demokratike blinte me listë në dyqanin e lagjes ku banon në Vlorë. Një prej fqinjeve që ka hyrë e ka dalë në shtëpinë e Albert Eqerem Veliut thotë se ishin në gjendje të vështirë ekonomike. Ata thonë se i njohin si familje të rregull dhe nuk marrin përsipër të flasin për pjesën tjetër të historisë, të paktën para kamerave.

Në lagjen 'Topana' të Vlorës ku banon, familjes së Albert Eqerem Veliut, të ashtuquajturit "Dëshmitari X" ia dinë hallet.

Fqinja: 22 vjet që kam unë këtu, 22 vjet e njoh.

Fqinja përballë që ka dyqanin e lagjes, është mikeshë e bashkëshortes prej 20 vitesh

Fqinja: Familje shumë e mirë për mua, unë kam hyrë, kam dalë.

Dhe shpesh herë i ka dhënë edhe veresi për shkak të gjendjes financiare që e cilëson shumë të dobët.

Fqinja: Po ka marrë dhe me listë, shumë të dobët në ekonomi.

Familja e Albert, Eqerem Veliut, është larguar nga banesa të mërkurën dhe prej asaj ditë asnjë prej tyre nuk është parë në shtëpinë dykatëshe ku dritaret mbeten të hapura.

Fqinja: Unë kam pirë kafe, as unë nuk e pyeta dhe as ajo nuk më tha asnjë fjalë.

Gruaja që ka hyrë e ka dalë në shtëpinë e "Dëshmitarit X", thotë se i njeh për familje të mirë dhe nuk merr përsipër të flasë për pjesën tjetër të historisë, të paktën para kamerave.

Ndërsa 51-vjeçari ndodhet në Tiranë, vendodhja e gruas dhe dy fëmijëve nuk dihet, edhe pse burimet thonë se i kanë marrë miq dhe familjarë.

Modifikuar më Premte, 18 May 2018 21:23

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...