×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 53

Takimi Rama-Cipras u shty, por të martën vjen ministri grek

Premte, 06 Prill 2018 21:46

Pa kaluar një javë nga vizita e fundit, ministri i Jashtëm grek, Nikos Kotzias vjen sërish në Tiranë. Vizita e kryediplomatit grek do zhvillohet ditën e martë. Lajmi bëhet i ditur nga mediat greke.

Pavarësisht dështimit të takimit të dy kryeministrave në Korçë për Pashkët Ortodokse, Edi Rama dhe Aleksis Tsipras, bisedimet midis Shqipërisë e Greqisë vazhdojnë të jenë intensive. Për këtë arsye ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Kotzias do të vijë sërish të martën në Tiranë. Pa kaluar një javë nga vizita e fundit, kryediplomati grek do jetë përsëri në kryeqytetin shqiptar.

Lajmi bëhet i ditur nga mediat greke. Sipas tyre vizita e Kotzias do të jetë në kuadrin e një turneu dy ditor në disa vende të të Ballkanit. Ministri i Jashtëm grek do të vizitojë për dy ditë Shqipërinë, Kosovën, Serbinë e në fund Shkupin. Takimi i fundit me ministrin shqiptar Ditmir Bushati nuk pati rezultatet, kjo pasi Kotzias vuri kusht që në tryezën e bisedimeve të mos përmendje termi Çamëri.

Modifikuar më Premte, 06 Prill 2018 21:51

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...