Audio-përgjimi, prokuroria do marrë në pyetje edhe...

Diel, 20 May 2018 15:25

Prokuroria e Krimeve të Rënda pritet të marrë në pyetje edhe gazetarin Jetmir Olldashi, i cili  doli në një konferencë për shtyp, duke marrë përsipër investigimin mbi Agron Xhafajn.

Ky veprim i organit të akuzës bëhet për të siguruar autenticitetin e pajisjes përgjuese, që Olldashi kishte pajisur më herët të ashtuquajturin dëshmitarin X të PD-së, Albert  Veliun.

Olldashi pranon që ai nuk ka qenë prezent në bisedën mes Veliut dhe Agron Xhafajt, bisedë i cili pretendon se është bërë në një lokal përballë atij ku ishte ulur gazetari. Olldashi pohoi gjithashtu se këtë përgjim e kishte kryer në kuadër të një investigimi gazetaresk, por pajisja përgjuese orgjinale nuk disponohet ende nga Prokuroria e Krimeve të Rënda.

Vetë gazetari investigativ duhet të sqarojë përpara prokurorit të çështjes, Përparim Kulluri se kujt ia kishte blerë 20 kg marijuanë duke qenë i pranishëm edhe Albert Veliu. Më pas pretendohet se këtë sasi të lëndës narkotike, dëshmitari X do ta trafikonte në Itali nëpërmjet Agron Xhafajt, ndërsa paratë ishin marrë borxh.

Për këto publikime të bëra nga Partia Demokratike, kjo e fundit kërkoi edhe largimin nga detyra të ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, pasi kishte dyshime që Agron Xhafaj, vëllai i ministrit të ishte pjesë trafikut të drogës nga Vlora drejt Italisë. I gjendur përballë një kërkese të tillë, Xhafaj i quajti të gjitha pretendimet e PD-së, si sajesa dixhitale. /abcnews.al

oldashi

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...