×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Vrau ish-kryeplakun, gjykata merr vendimin për autorin e dyshuar

Saturday, 07 Prill 2018 10:06

Është marrë vendimi i gjykatës për ngjarjen e rëndë të ndodhur pak ditë më parë në Skraapr. Gjykata e Beratit ka dhënë masën e sigurisë 'arrest me burg' për 58-vjeçarin Fatmir Cenaj, i cili akuzohet për vrasje. Ai është i akuzuari kryesor për vrasjen e e ish-kryetarit të fshatit Rehovë të Poliçanit, Jonuz Banaj, 57 vjeç.

Ngjarja

Mëngjesin e 3 prillit, policia ka bërë të mundur arrestimin e Fatmir Cenaj, 58 vjeç, banues në fshatin Rehovë, Poliçan. Ky shtetas, sipas policisë, ka qëlluar më armë zjarri  ish-kryetarin e fshatit, Jonuz Banaj, banues në Rehovë, Poliçan. Ish-kryetari i fshatit ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës në Tiranë si pasojë e plagëve të marra. Menjëherë shërbimet e policisë organizuan punën dhe falë veprimeve të shpejta bënë kapjen dhe arrestimin në kohë rekord të autorit i cili ishte fshehur në kodrat e fshatit. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua dhe arma tip automatik model 56. Megjithëse i plagosuri u transportua me helikopter për në Spitalin Ushtarak Tiranë, për ndihmë mjeksore më të specializuar, ai nuk i mbijetoi plagëve të marra. Autori ngjarjes ka deklaruar në polici se ai ishte në mal me bagëti kur është konfliktuar me viktimën, autori është shprehur se prona e cila u bë dhe shkaku i sherrit mes tyre, ishte e tij dhe e kishte me letra.  Autori ka sqaruar se pasi janë konfliktuar me fjalë, ai ka është larguar për në shtëpi, ku ka marrë armën dhe ka qëlluar mbi viktimën. Viktima Jonuz Banaj ka marrë një plumb në qafë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...