Video/ Rrëfehet ushtari që sulmoi bankën në Lushnje: Kërkova paradhënie por...

E mërkurë, 23 May 2018 13:24

Rrëfehet Olcion Muça, efektivi i ushtrisë, në repartin e Poshnjes në Berat, i cili u arrestua, pasi tentoi të grabiste filialin e një banke në Lushnje rreth orës 16:30 të së martës. Përpara oficerëve të policisë ai ka pranuar krimin duke u justifikuar se kishte nevojë për para. I riu ka rrëfyer se kishte aplikuar për një overdraft page, në bankën që tentoi të grabiste, por kërkesa i ishte refuzuar.

Muça tha se kishte qenë në gjendje të vështirë psikologjike dhe se kishte konsumuar sasi të mëdha alkooli. Në këtë situatë ka shkuar në banesën e tij ku ka marrë një pistoletë të cilën e mbante pa leje dhe një maskë, shkruan tv.klan. 25-vjeçari tentoi të hynte në bankë, kur punonjësit po kryenin veprimet dhe klientët ishin larguar, por kur nuk hapi dot derën qëlloi 6 herë me armën e tij. Pas rënies së alarmit u largua, por policia e arrestoi në këtë rrugicë.

25-vjeçari jeton me qira në lagjen “Xhevdet Nepravishta” të Lushnjës.  Gruaja e tij nuk pranon të flasë në lidhje me ngjarjen.

Fqinjët thonë e njihnin pak Muçën, pasi jetonte vetëm prej pak kohësh në këtë pallat. Mësohet se çifti i dy fëmijëve jetonte në kushte të vështira ekonomike për shkak se edhe bashkëshortja ishte e papunë.

Modifikuar më E mërkurë, 23 May 2018 13:28

Video

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...