Shqiptari shkaktar i aksidentit të frikshëm në Athinë, 1 i vdekur

E Enjte, 24 May 2018 16:58

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Athinë, ku një makinë e drejtuar nga një shqiptar u përplas me stacionin e autobusit. Mjeti goditi një qytetar 50-vjeçar që priste në stacion, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Mediat greke raportojnë se aksidenti ndodhi në orën 08:20 në lagjen Metamorfozis të kryeqytetit grek.  Automjeti tip “Volkswagen” drejtohej nga një shqiptar, i cili mbeti i plagosur.

Nga ky aksident pati lëndime edhe vajza 9-vjeçare e shqiptarit, e cila ndodhej në makinë dhe raportohet se nuk kishte vendosur rripin e sigurimit. Ata u dërguan në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

Sipas asaj çfarë thanë dëshmitarët u plagos lehtë edhe një i moshuar 78-vjeçar, i cili po priste në trotuar. Hetuesit grekë pritet t’i bëjnë testin e alkoolit shoferit shqiptar, për të parë nëse ka qenë i dehur kur shkaktoi aksidentin.

Policia fqinje e konsiderojnë këtë aksident si “të pashpjegueshëm”. Sipas tyre, vendi ku ndodhi përplasja është rrugë e drejtë dhe nuk ka kthesë. Një dëshmitar përshkroi situatën pak çaste pas aksidentit.

“Pashë shoferin të përplasur në timon dhe pashë një vajzë të vogël në sediljen e pasme duke bërtitur ‘babi babi’. Kur e pyeta se çfarë ndodhi, më tha ‘babi po më çonte në shkollë“, u shpreh dëshmitari.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...