×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Kultivonin kanabis në Kretë, arrestohen dy shqiptarë

E Enjte, 24 May 2018 19:33

Në ishullin e Kretës janë arrestuar dy shtetas grekë dhe dy shqiptarë, të cilët akuzohen për kultivimin e kanabisit.

Kanabisi ishte mbjellë në një ullishte, në rrethinat e Agio Vasilios, që i përket distriktit të Rethimnos. Policia zbuloi dhe sekuestroi 531 bimë, me lartësi deri një metër.

U sekuestruan mes të tjerash një armë luftarake dhe një çifte gjahu, një shumë parash prej 1.000 eurosh që konsiderohen nga policia produkt i shitjes së drogës, 9 telefona celularë, një automjet dhe pajisje të ndryshme që përdoreshin për kultivimin e kanabisit.

Dy shtetasit grekë me moshë 40 dhe 52 vjeç, si dhe dy shqiptarët, njeri 21 dhe tjetri 31 vjeç, do të dërgohen të premten në prokurorinë e Rethimnos, për t’iu komunikuar akuza.

Modifikuar më E Enjte, 24 May 2018 19:34

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...