×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Asnjë dron pa leje/ Do ketë penalizime të rënda

Premte, 25 May 2018 19:06

Të gjithë personat që janë përdorues të dronëve do të duhet që paraprakisht të pajisjen me leje nga Autoeriteti i Aviacionit Civil, pasi në të kundër do të penalizohen.

Gjithçka përcaktohet në draft-rregulloren për përdorimin e dronëve, e cila është nxjerrë për konsultim publik nga Autoriteti i Aviacionit Civil.

Sipas këtij dokumenti, për të marrë lejen e fluturimit do të duhet të paraqitet aplikimi me shkrim tek AAC, duke dorëzuar dhe dokumentacionin e nevojshëm për të provuar se sistemi është i aftë për të kryer i sigurt aktivitetin.

Ndërkaq, rregullorja përcakton se Autoriteti i Aviacionit Civil mund të marrë masa të pezullimit të autorizimeve apo certifikatave të lëshuara ose të anulojë privilegjet e fituara me anë të një deklarate, në rast të mospërputhjes me parashikimet e Rregullores ose kur një operator demonstron paaftësinë për të siguruar pajtueshmërinë.

Autorizimet, miratimet dhe privilegjet e fituara me anë të një deklarate, gjithashtu mund të pezullohen nëse operatori nuk lejon AAC të kryejë inspektime.

Periudha e pezullimit nuk duhet të kalojë 6 muaj, ndërkohë që ato shfuqizohen tërësish në rast se operatori nuk arrin të rivendosë përmbushjen e kërkesave brenda kohës së lejuar.

Penalizimet e parashikuara në rregullore do të bazohen në Kodin Ajror, ndërkohë që të gjithë grupet e interesit janë të ftuar të japin sugjerime mbi draft-rregulloren e propozuar.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...