Grabitja e Prokurorisë së Durrësit, jepet masa e sigurisë për të arrestuarit

Diel, 27 May 2018 10:58

Disa ditë më parë u arrestuan tre të dyshuar për grabitjen e zyrave të Prokurorisë së Rrethit të Durrësit. Të arrestuarit kanë dalë sot para Gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë.

Sipas Prokurorisë, është provuar me prova shkencore se Isa dhe Bushi janë autorët e vjedhjes së zyrës së prokurorit të Durrësit, Afrim Shehu. Ky i fundit po hetonte abuzimet me pronat në ish-komunën e Ishmit ku i proceduar është edhe ish-kreu i kësaj komune, Sulejman Ibrahimi, i cili rezulton i afërt me një prej grabitësve, Artur Bushi. 

Bëhet me dije se Artur Isa dhe Besnik Bushi kanë lënë gjurmë gishtash në ambientet e brendshme të institucionit gjatë vjedhjes.

Gjurmët e gishtave janë gjetur edhe mbi serverin qendror dhe atë të kamerave të sigurise. Isa dhe Bushi kanë thënë: “Nuk njihemi me njëri-tjetrin, nuk e kemi bërë ne vjedhjen”.

Prokuroria kërkoi arrest me burg për të ndaluarit, Artur Isa, Besnik Bushi, dhe Niaz Lena.

Modifikuar më Diel, 27 May 2018 12:42

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...