Përplaset nga kamioni motoristi austriak

Hënë, 28 May 2018 13:25

Një shtetas austriak është përplasur nga një mjet teksa udhëtonte me motroin e tij në aksin rrugor Berat-Poliçan, duke mbetur i plagosur.

“Rreth orës 12:30 jemi njoftuar se në aksin rrugor Berat-Poliçan, në vendin e quajtur “Agot” një mjeti tip Benz, (kamion) me drejtues shtetasin A.L, 29 vjeç, banues në Urë Vajgurore, është përplasur me një motor tip BMW me drejtues shtetasin austriak, P.B, 28 vjeç”, thotë policia e Beratit.

Për pasojë është dëmtuar drejtuesi i motorit, i cili është transportuar me ambulancë në Spitalin Rajonal Berat, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...