×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 61

Pse të bojkotoi Luniku Taulant Balla

E Enjte, 31 May 2018 13:32

Nga Bujar Vreto

Llogaridhenie me bodiguardet dhe kocka mbledhesit...

Taulanti i mobilizuar si asnjehere tjeter per te bere mashtrimin e radhes u perball me nje situate shume te veshtire ne vendin e tije te lindjes ish komuna Lunik pasi u bojkotua nga banoret e zones por edhe nga njerezit e tij.
E turpeshme se si djali zones dje zbarkoi ne Lunik me eskorde policie te komisariatit Librazhd, shoqerues nga Tirana dhe nje dyzine servilesh dhe interesazhinjesh per ndonje kocke qe ju hedh lideri shpirteror (mulla omari).
E turpeshme se si djali i zones sillet me vendlindjen, duke trysnuar psikologjikisht bashkefshataret e tij dhe dhunuar me ane te taksidareve dhe punonjesit e ndihmes ekonomike, te vinte keq ti shikoje se si heshtnin te mjeret edhe pse kishin shume halle per te thene, sjellja e Taulantit prej teknokrati dhe supermeni ishte pa yndyre sepse ata banore fisnike e njohin mire me rrenje e dhemballe si thote populli nga vjen dhe kush eshte. Banoret e ketyre trevave e kane votuar ne masivitet kur PD ishte ne pushtet jo vetem si djalin e tyre por dhe premtimet e medha qe bente neprmjet mashtrimit por edhe tani qe qeveris Taulanti me shpuren e tij eshte votuar me shpresen se do beje ndonje investim per kete treve por kalvari i vuajtjeve per banoret vazhdon dhe mashtrimet e Taulantit nuk ndalen.
Taulanti si altruist per fasade dhe teknokrat ne veprime Ju prish qetesia nga nje djale qe guxoj dhe vrau friken duke i thene (kot ke ardhur ketu ske bere asgje per zonen tone edhe pse je lindur ketu, te kemi votuar por mos u lodh me, e shikon se bashkefshataret e tu te kane bojkotuar, e shikon qe ka me shume njerez te ardhur se banore vendas, e shikon si eshte rruga kur vjen apo se ndieni ju se ke sjelle 30 foristrata me kondicioner, boll u talle me ne).
Une kryetari PD-se dhe i opozites Librazhd Ju bej me dije Taulant, se maska prej altruisti te eshte car por dhe teknokratin se ben dot se filozofia jote dhe e rilindjes se vdekur eshte te duash partine me shume se Shqiperin dhe shpirti jot dhe shpures tende eshte i mbushur me urrejtje ndaj fisnikeve dhe punes te tyre per kombin.
Taulant degjoje zerin e atij djalit te ri qe foli me objektivitet dhe investo per ate zone, mjaft me me retorike boshe dhe hi syve, ti e di mire qe Luniku ka uje ne te kater anet burime te dhuruara nga zoti por banoret e lagjes poshte skane uje per te pire, ti e di qe Partia Demokratike beri nje rruge te mrekullueshme dhe hapi shkallen e Lunikut por tani e ke lene ne meshire te fatit ku jane gropat sa te futet goma e saurrelit brenda, ti e di qe Luliku dhe cdo zone e Librazhdit eshte e mrekulluar nga zoti por robi dhe konkretisht ti qe je votuar per 5 mandate e ke shkaterruar duke mos vepruar me investime, ti e di si eshte rruga Lunik-Prevalle-Dranovise pothuaj se e pakalueshme se per Kostenje ku ke gjysmen e fisit as behet fjale ta dergosh, do dy ore me mushke te shkosh, ti e di qe qendrat shendetesore jane jashte funksionit, ti e di qe kanalet vaditese duk dergojne ujin ne destinacion edhe pse eshte beri investim me letra me qindra miliona lek.
Taulant, boll mashtrove banoret e zonave rurale se ke bere investime ne qytet, ke bere qendren e qytetit se gjithcka pa perfunduar eshte shkaterruar, shikoje sot qendren si jane shkaterruar pllakat, shikoji sot lagjet si jane katandisur investimet, shikoje sot rrugen nga ish agjensia deri tek pyjorja si eshte masakruar dhe rrine cdo dite punonjesit qe e bejne me arna (si pantallonat e kohes te udheheqesit tend shpirteror qe thurje kenge).
Une te bej dhe nje thirrje boll me shpenezime marramendese per takimet e sajuara se po beni degjesa me qytetaret se aq para sa shpenzove dje per takimin ne Lunik me eskorde, me 30 foristrata, me kamion ku transportoje karrige do kishe shtruar rrugen deri ne Prevalle me cakull dhe kishe shpetuar ata banore nga e keqja e madhe.
Po ju paraqes disa foto nga eskorda poilicore dhe kocka mbledhesve si dhe nje bisede e shkurter ne inboks nga nje banor per takimin.
Zoti e bekofte popullin e Lunikut dhe Librazhdit.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...