Lajm i mirë për 11-vjeçarin e rrëmbyer, ja si i iku kriminelëve…

Hënë, 09 Prill 2018 09:36

Policia e Kosovës ka dhënë një lajm shumë të mirë. I mituri E.T. i rrëmbyer mbrëmë në qytetin e Shtimes është paraqitur rreth orës 00:15 në rajonin policor të Ferizajt. Policia e Ferizajt  tha se viktima ishte në gjendje të mirë shëndetësore dhe sipas deklaratës së tij, ai kishte arritur që të dilte nga automjeti i të dyshuarve dhe të paraqitej në polici.

“Më 9.4.2018 rreth orës 00:15 minuta, viktima është paraqitur në stacionin policor në Ferizaj .Viktima është në gjendje të mirë shëndetësore dhe sipas deklaratës së tij, ai kishte arritur që të dalë nga automjeti i të dyshuarve dhe është paraqitur në polici”, thuhet në njoftimin e Policisë. Hetuesit janë duke i vazhduar hetimet për zbardhjen e rastit. Mbrëmë, rrëmbyesit e 11-vjeçarit familjes Tafa i kërkonin 50 mijë euro. Motivet ende nuk dihen, por dihet që babai i djalit kishte marrë një mesazh në telefon, ku i kërkohej që të grumbullonte 50 mijë euro si kusht për lirimin fëmijës.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...