Veliaj, peng i prokurorit që i shpëtoi kokën

E Enjte, 31 May 2018 22:28

Sheshi “Skëndërbej” u përurua një vit më parë, ndërsa u cilësua nga kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj si vepra më e madhe në Shqipëri. Pjesë integrale e këtij sheshi ishte edhe parkimi nëntokësor, i cili shkaktoi jo pak debat për kostot. Në total, projekti i qendrës së Tiranës kushtoi mbi 15 milionë euro, ndërsa zbatuese e punimeve ishte kompania “Fusha Sh.p.k”, e biznesmenit Shkëlqim Fusha.

Sot, ky parkim është totalisht funksional, por kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, në mënyrë të paprecendentë ka alokuar sërish fonde nga taksat e qytetarëve. Tpz.al ka siguruar dokumentet e një tjetër tenderi të bërë nga Bashkia e Tiranës, me vlerë 534 milionë lekë të vjetra.

Mësohet se objekti i prokurimit është “shtesë kontrate për objektin ‘ndërtim parkim nëntokësor, sheshi Skënderbej’. Ndryshe nga tenderët e mëparshëm, kështë bërë “me negocim, pa shpallje paraprake të njoftimit të kontratës”. Pra, me qëllim që t’i jepet kompanisë së preferuar, “Fusha” sh.p.k.

Dokumentet në Agjencinë e Prokurimit Publik tregojnë fare pak nga punët që duhet të bëjë kjo firmë, por vëmendje e madhe i është kushtuar pikërisht fondit. Ajo çka publikon bashkia është vetëm një copë letër format A4, ku thuhet se ky fond, 534 milionë lekë, është vënë në dispozicion nga buxheti i Bashkisë së Tiranës për vitin 2018.

Krahas këtij fondi, Bashkia e Tiranës ka bërë shtesë kontrate edhe me firmën “51N4E”, që ka barë mbikëqyrjen e këtij punimi. Vlera e kontratës është rreth 5 milionë lekë. Nuk jepen asnjë e dhënë tjetër, çka sjell shumë pikëpyetje; përse jepen këto lekë, kur në fakt parkimi ka kushtuar mbi 2 milionë euro? Përse i jepen firmës Fusha Sh.p.k gjysëm milioni USD, për kjo firmë e përfundoi ndërtimin e parkimit? Përse Bashkia nuk i publikon punët që duhet të kryejë ende Fusha Sh.p.k?

Fusha Sh.p.k një kompani afër kryebashkiakut Veliaj, rezulton fituese edhe një sërë tenderash nga qeveria qendrore, mes tyre edhe Rikonstruksionin e Ministrisë së Brendshme, dy tunele të mëdha nëntokësore në Durrës dhe kulmon me koncesionin super të majmë të fituar para pak muajsh, atë të hidrocentralit të Kalivaçit, me vlerë 125 milion euro.

Ndërkohë, Tpz.al ka publikuar para pak muajsh se Fusha është favorizuar edhe për tenderin e pastrimit të Tiranës, ku vlera shkonte 33.026.076 lekë me TVSH.

Më poshtë tenderi i parkimit, i fituar nga firma Fusha Sh.p.k:

Modifikuar më E Enjte, 31 May 2018 22:29
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...