Zbulohet identiteti i tre të rinjve që humbën jetën në Fier, mes tyre edhe një dhe franceze

Hënë, 09 Prill 2018 10:34

Janë identifikuar të tre viktimat e aksidentit tragjik që iu mori jetën 3 të rinjve në orët e para të mëngjesit të sotëm në Varibop të Fierit.

Ata janë dy djemtë xhaxhallarësh Fisnik dhe Agustin Murataj dhe një shtetase franceze, Noza Ahmout. Vajza ishte bashkëjetuesja e Fisnik Muratajt në shtetin grek, ndërsa në Shqipëri kishin ardhur për një gëzim familjar.

Më poshtë janë edhe fotot e viktimave, ndërsa policia në njoftimin e saj:

Në datën 09.04.2018, rreth orës 08:10, në aksin rrugor Levan-Tepelenë, në fshatin Varibop, në kanalin me ujë në anë të rrugës është gjetur i rrëzuar një mjet tip “Suzuki” me targa IHZ 1755.

Për pasojë janë mbytur shtetasit F.M, 32 vjeç; A.M, 30 vjeç si dhe shtetasja N.A, 34 vjeçe.

Paraprakisht dyshohet se mjeti ka dalë jashtë rruge gjatë natës.

Grupi hetimor po punon për  zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Modifikuar më Hënë, 09 Prill 2018 12:52
Login to post comments

Lajmet e fundit

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...

Çfarë do bëhet me dosjen ‘Xibraka’!

Politikë

Çfarë do bëhet me dosjen ‘Xibraka’!

Nga Flamur Vezaj: Dosja ‘XIBRAKA’ nuk ka vetëm emrin e Olsi Ramës! Aty ka edhe plot te tjerë, te njohur e te panjohur, biznesmen, ndërtues, kriminel e krerë bandash qe veprojnë akoma...