Në Shqipëri është thuajse e pamundur të rrisësh fëmijë

Premte, 01 June 2018 10:06

Në Shqipëri, 5.1 % e fëmijëve të moshës 5-17 vjeç kanë punuar, gjatë viteve 2012-2017.

Ndërkohë, në po të njëjtën periudhë 23 % e fëmijëve 0-4 vjeç janë të kequshqyer dhe të uritur, 13.5 % e nën 5 vjeç është norma e vdekshmërisë foshnjore për 1000 lindje, 6.5  % e vajzave të mitura martohen, 21.8 % prej tyre bëjnë një fëmijë dhe 1.4 % është norma vrasjes së fëmijëve nga 0-18 vjeç, për 100 mijë të tillë. Këto statistika, të përpunuara nga raporti më i fundit “Save the children’, hulumtim i organizatës me po të njëjtin emër, nxjerr në dritë vështirësitë e të jetuarit dhe të qenit një fëmijë në vendin tonë. Sipas renditjes globale prej 175 shteteve për 2018, Shqipëria renditet e 77-ta, e fundit në rajon; e parafundit në Europë, ku ndodhet Moldavia.

Konflikti, varfëria dhe diskriminimi po kërcënojnë fëmijërinë në të gjithë botën. Sipas Raportit të dytë “Fundi i fëmijërisë” të publikuar nga organizata Save the Children, më shumë se gjysma e fëmijëve në mbarë botën, 1.2 miliardë në total, janë nën kërcënim nga këta faktorë, raporton "monitor".

Ndërsa situata u përmirësua në 95 nga 175 vende në raport, ndër to edhe për Shqipërinë, ndonëse e fundit e rajonit të Ballkanit, rreziku i një fundi të hershëm të fëmijërisë është ende i pranishëm në pjesën më të madhe të botës. Sipas raportit, Singapori dhe Sllovenia janë vendet më pak të kërcënuara, së bashku me pjesën më të madhe të Evropës Veri-perëndimore. Vendet më të kërcënuara janë të gjitha në Afrikë, me Nigerin që renditet në fund të listës së raportit.

Në Ballkan, E para renditet Bosnja dhe Hercegovina, me kushtet më të mira për fëmijët, në vendin e 39-të të raportit, ndjekur më pas nga Serbia e 46-a, Mali i Zi i 53-ti dhe Maqedonia e 66-ta.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...