Shahisti Erjon Vogli shpallet kampion në qytetin e Shkodrës

Tuesday, 05 June 2018 18:35

Festivali i shahut është një aktivitet i cili për herë të parë u organizua nga Bashkia Shkodër. Ky aktivitet u zhvillua në tre raunde. Në raundin e parë morën pjesë nxënës të shkollave 9 vjeçare të Bashkisë Shkodër, ky aktivitet u zhvillua në bashkëpunim mes QKF dhe DAR.  Në raundin e dytë morën pjesë më të mirët e raundit të parë me përfaqësues të gjimnazeve, ky aktivitet u zhvillua në Bibliotekën “Marin Barleti”, në bashkëpunim me DAR.Në raundin e tretë morën pjesë më të mirët e raundit të parë, ish-shahista dhe qytetarë të cilët iu përgjigjen ftesës për të marrë pjesë në Festivalin e Shahut. Ky Festival filloi me datë 26 maj dhe deri sot u zhvillua cdo ditë në ambjentet e Bashkisë Shkodër. Morën pjesë rreth 30 shahista. Ditën e djeshme u zhvillua edhe finalja e cila nxori fitues të vendit të parë: Erjon Vogli, KAMPIONI I QYTETIT. Ndërsa sot u zhvilluan ndeshje blic, të cilat zgjasin vetëm disa minuta duke krijuar një garë të hapur dhe të ëndshme mes shahistëve.

Një aktivitet i tillë i cili zhvillohet konform me Federatën Botërore të Shahut, u organizua për herë të parë në qytetin e Shkodrës.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...