×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 61

Fëmijët dinë ta bëjnë më së miri: Musikal i parë në versionin shqiptar

Tuesday, 10 Prill 2018 20:24

Në një mënyrë krejt të veçantë, fëmijët e kryeqytetit zgjodhën të tregojnë se nuk dinë vetëm të lundrojnë në botën e internetit por edhe të vënë në skenë një Musikal (Musical) duke luajtur si aktorë të vegjël nën dritat e mëdha të skenës.

Me mesazhe të rëndësishme si ftohtësia dhe individualizmi në epokën e internetit dhe jetës dinamike, fëmijët treguan se vetëm dashuria e vërtetë mund të shkrijë “akullin” e zemrave të njerëzve sot.

Përmes një musikal të shfaqur për tre ditë rresht, vënia në skenë “Frozen & Matilde&  Annie”, veshi me role fëmijët, si një apel ndaj kujdesit dhe vëmendjes që ata kërkojnë nga prindërit por edhe respektimit të të drejtave të tyre.

Me regji të Armando Borës dhe as.regjisore Jorida Meta, ide të Erisa Mecollit dhe koreografi të Fatjon Sulstarova, roli kryesor iu dha një vajze të vogël që kërkoi nga xhindi realizimin e tre dëshirave të saj, duke kaluar epoka imagjinare nga aftësisë së Anës(personazhi) për të kthyer në akull gjithçka e deri tek librat dhe dëshira për të eksploruar botën e librave.

Ideatorja Erisa Mecolli tregoi për Agjencinë Telegrafike Shqiptare se perse u përzgjodh veçanërisht “Frozen” kishte të bënte me atë që, dashuria kërkon kohë dhe ndërtohet mbi sakrifica dhe kujdes. Ndaj sipas saj, “ngrirja” shkon kundër stereotipeve dhe tregon se njerëzit nuk janë gjithmonë ata që duket të jenë.

“Personazhet nuk janë ashtu siç duken. Ndryshe nga përrallat e zakonshme, tek “Frozen” nuk mbizotëron linja e dashurisë mes dy gjinive të kundërta(pavarësisht se trajtohet në një pjesë të konsiderueshme të veprës). Puthja e“princit”nuk i shkriu akujt e Arendelles ,por ajo e dashurisë vetë-sakrifikuese brenda familjes, dashuri kjo pa kushte. Mendoj se mesazhet e pjesës janë të dobishme për fëmijët po aq sa edhe për të rritur”.

Asistentja regjisore e pjesës, Jorida Meta tha për Agjencinë Telegrafike Shqiptare se mesazhi i dashurisë dhe i të drejtave të fëmijëve, ka rëndësi të veçantë në këto kohëra.

“Këto janë pjesë që njihen në të gjithë botën. Është mirë që ne të tentojmë të konkurrojmë me Broadëay dhe Disney që i ka bërë. Mesazhi është shumë i qartë sepse dashuria( ç’rëndësi ka midis motrave apo një burri apo një gruaje) dhe fëmijët që duan të kenë të drejtat e tyre, janë mëse të mjaftueshme për t’ia shpërndarë të gjithëve, sidomos fëmijëve”. Meta tha se performanca e fëmijëve është mirëpritur dhe ka kaluar pritshmëritë e saj, për këtë shfaqje.

Nga ana e tij, koreografi Fatjon Sulstarova u shpreh se “ ishte një eksperiencë shumë e bukur për mua si koreograf. Me këto fëmijë të mrekullueshëm mund të levizësh botën”.

Noemi Dervishaj në rolin e Anës(motrës së Elsës) tregoi se roli i saj ishte shumë gazmor dhe kjo i ka pëlqyer më së shumti.

29790364 969434133233503 6738361005144801280 o

“Roli im ishte Ana. Ky rol m’u duk shumë i bukur. Ajo që më pëlqeu më shumë tek ky rol ishte që Ana ishte shumë gazmore dhe me një botë plot endrra. Ajo pëlqen shumë të luajë, edhe mua gjithashtu. Mesazhi im për Anën është që ajo nuk duhet të futet vetëm në botën e endrrave por edhe në botën e librave sepse ka shumë gjëra të bukura që mund të bësh edhe tek libra”.

Për Klevis Hyskon, aktor në kastin e parë dhe të dytin, fëmijët nuk e kalojnë kohën vetëm  në rrjetet sociale, pra me telefona apo ipad por edhe duke punuar për të vënë në skenë një Musical të tillë, duke aktruar si aktorë të vërtetë.

Erina Nasto në rolin e Elsës (motra e Anës) tregon se është gati për një rol të dytë.

“Unë luaj Elsen e vogël. Mua Elsa më pëlqen shumë sepse ajo kishte shumë bukuri në akull. Edhe karakteri i saj më pëlqen shumë sepse ajo ndjente shumë gjëra dhe ndonjëherë nuk mund të luante me motrën e saj për shkak të dhuntisë së saj për të ngrirë gjithçka në akull dhe për këtë asaj i vinte shumë keq. Për mua ishte hera e parë që luaja si aktore. E kisha pak me emocione por u mësova shumë shpejt. Tani jam gati për një rol të dytë. Unë dua ta vazhdoj aktrimin derisa të gjej në shpirtin tim atë që dua të bëhem. Unë dua të bëhem një aktore e famshme”. Fëmijët që aktruan dhe kërcyen u përgatitën për 3 muaj me radhë për të vënë në skenë këtë shfaqje.

29695184 969433863233530 6900834116099375104 o

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...