×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Nobelisti Kazuo Ishiguro: Dalja e Britanisë nga BE është tragjedi dhe një gabim i madh

Premte, 08 June 2018 20:35

Një interviste me nobelistin japonez Kazuo Ishiguro Manga, inteligjenca artificiale si dhe  burime te tjera te inspirimit

Pasi iu akordua çmimi Nobel në Letërsi në vitin 2017, Kazuo Ishiguro një romancier dhe skenarist britanik i lindur në Japoni pati një bisedë e figurat  e shtypit të shkruar në Stokholm te Suedisë më dhjetor katër ditë para ceremonisë së dhënies së çmimit. Ai kishte shumë për të treguar mbi gjërat që kishin pasur ndikim në shkrimet jetën e tij si dhe çështjet që lidheshin me aktualitetin.

Këtu mund të përmendim disa nga to:
Vendlindja e tij.

Unë u rrita nën hijen e bombardimit atomik dhe përgjatë viteve 1970 dhe 1980 dhe Luftës së Ftohtë njerëzit në Evropë ishin shumë të frikësuar nga një holokaust bërthamor përderisa kishte një shtim të tensioneve.
Mundësia e përdorimit sërish e armeve bërthamore.
Për mua ka qenë e habitshme dhe ndihem i shqetësuar për faktin se njerëzit mendojnë se që nga fundi i Luftës së Ftohtë armët bërthamore janë zhdukur. Po armët janë aty, sigurisht lufta ka mbaruar, por armët bërthamore ekzistojnë dhe për lëvizjen e tyre ka pak kontroll.

Mendoj se është diçka që ne u pajtuam me fundin e Luftës se Ftohtë, por  është një situatë kritike dhe  shpresoj që disi ne do mundemi të jetojmë të sigurt duke parë dhe faktin që bota po bëhet gjithnjë e më e rrezikshme.
“Manga” eksporti me më shumë influence i Japonisë.

Është qesharake ta thuash këtë por së fundmi kam menduar të shkruaj një seri komike vetë. Gjatë gjithë jetës time unë kam qenë i magjepsur me këtë lloj forme të të treguarit histori. Siç thonë dhe në Japoni “manga” është një fuqi e madhe. Mendoj se në Britani dhe në Amerike kjo formë të të treguarit është parë me sy skeptik deri me tani. Në 10-15 vitet e fundit është pranuar tashmë se ajo çka ne e quajmë formë e të të treguarit në formë komike në fakt mund të jetë një mënyrë e re novatore për të treguar historitë...Është një periudhë interesante sepse traditat  perëndimore bazohen në histori të imagjinuara si për shembull heronjtë komik të Amerikës në vitet 1930 dhe 1940, por tani gjërat kanë ndryshuar me stilin e sofistikuar të “mangas” është krijuar një gjuhe e re e të treguarit histori.

Është shumë emocionuese. Unë mendoj se të gjitha format e tregimit duhet të hulumtohen në këtë periudhë..Ne po jetojmë  kohë të ndryshimeve të mëdha teknologjike – ju e dini tashmë, ne lexojmë histori në mënyra të ndryshme gjatë gjithë kohës. Tani kemi Netflix-in dhe ne shohim histori; ka  kaq mënyra të ndryshme për të treguar ngjarje. Që nga fëmijëria ime kam pasur gjithnjë një dashuri të veçantë për këtë mënyrë të tregimit të tregimeve përmes manga-s.

Pra manga është një formë e rëndësishme dhe do vazhdojë të jetë e tillë dhe në të ardhmen. Është nje nga kontributet e mëdha të kulturës japoneze, e cila ka bërë rrugën e saj drejt kulturës botërore.

Çfarë simbolizon çmimi Nobel për ju.

Si shumë njerëz të tjerë në mbarë botën, unë u rrita me këtë ide rreth çmimit Nobel. Jo vetëm që është një çmim i madh, por them se është një simbol. Një ide që ka domethënien e vet. Mendoj se është diçka që shumica e njerëzve e konsiderojnë të rëndësishëm. Ajo simbolizon përpjekjen për të cilën ia vlen të ngjitesh, gjithashtu përfaqëson shkëlqimin që ne njerëzit duhet të të kemi pavarësisht vendit prej nga vijmë, thekson përpjekjen njerëzore. Kjo është arsyeja pse ne jemi këtu sot çmimi Nobel mbart vëmendjen e gjithë njerëzve në mbarë botën.

Projektet në të ardhmen.

Nuk kam asnjë ide. Unë do të studioj shkrimtare të tjerë që kanë fituar çmimin Nobel dhe do të shikoj me shumë kujdes se çfarë u ndodhi atyre dhe librave të tyre pasi që fituan çmimin. Do të shoh nëse ata morën “tatëpjetën” apo ndryshuan. Duhet te këtë "një efekt te errësirës", por unë do bëj të pamundurën që kjo gjë të mos ndikojë në shkrimet e mia. Megjithatë, kjo nuk mund të jetë e mundur.

Brexit.

Sinqerisht kam shkruar  mjaftueshëm për Brexit. I qëndroj besnik asaj çka të tjerë të  quajnë “mbetës”. Mendoj se dalja nga Bashkimi Europian është një tragjedi dhe një gabim i madh. Populli britanik duhet të ketë një shans të dytë për ta menduar këtë  tani që detajet e largimit nga BE janë bërë më të dukshme.

Nëse britaniket do të donin të largoheshin në mënyrë demokratike atëherë është kjo ajo që ne do te bënim, por mendoj se duhet të kemi më shumë kohë. Unë nuk mendoj se shumë njerëz dinin se çfarë do të thoshte largimi nga BE gjatë kohës  së votimit.

Fëmijëria dhe edukimi.

Unë u rrita ne Britani … erdha me prindër japonez në një shpi japoneze që fliste japonisht me idenë që do kthehesha në Japoni në çdo moment, gjithmonë prita që të drejtoja jetën time si  një i rritur në Japoni. Nuk kam menduar mbi veten time  si  dikush që ishte britanik them përsa i përket nënshtetësisë deri në të 20-tat e mia. Kjo ishte shumë kohë me para se në Britani të kishte një bashkësi me komunitete ndërkombëtare. Të gjithë miqtë e mi ishin britanike-disa skocez. Unë u bëra produkt i edukimit dhe arsimimit britanik. Isha një prototip për një japonez ndërkombëtar sepse japonezët udhëtonin shumë rrallë në ato kohë.

Pra, isha shumë unik.Tani ka më shumë me tepër njerëz si rasti im. Por, mendoj  se njerëzit në Japoni me shikonin si një prototip në pritje të një monstre që do dukej duke qenë se isha një fëmijë që rritej jashtë Japonisë. Në të kundërt mund të isha një burim i pasur i kulturës dhe në të vërtetë mendoj se me ka dhënë një perspektivë  unike si kultura japoneze dhe ajo britanike. Ka shumë të bëj me Pse–në që unë shkruaj. Kam përfituar nga ky sfond ndërkombëtar. Mund të them sinqerisht për mua personalisht nuk ishte një gjë e vështirë. Kam dëgjuar që dikush që ishte në shkollën time që kishte në sfond kinez e pati shumë të vështirë. Kështu që mendoj se është një shumë personale. Kur arrita në Angli në 1960 kjo ishte përpara valëve të mëdha të emigracionit në Britani që filluan në fund të viteve ‘60 nga pjesë e ish kolonive britanike. Pra, nuk kishte një qëndrim të vendosur ndaj të huajve. Isha djalë i vetëm i huaj në vendin tonë të vogël, por të panjohurit me njihnin me emër në këtë fshat. Ata shpesh e dini se kush isha, para se ta dija se kush ishin.

Gjendja e shekullit të 20 në Britani.

Po tu kthehesh atyre kohëve Japonia ishte shumë e lidhur me Luftën e Dytë Botërore,  por ajo gjithashtu ishte e lidhur me xhudon, karatenm dhe samurai.

Me jepte një atmosferë të veçante Japonia tani është shumë e asimiluar në Perëndim dhe ka hyrë në një lloj fazë ndërkombëtare. Unë e kam parë Britaninë të bëhet një vend shumë racist në vitet 1970. Kam qenë i rritur në atë periudhë dhe mund ta kuptoja këtë gjë. Gjendja ndryshoi menjëherë dhe unë kam një respekt dhe admirim të madh për atë brez që mori familjen tonë, jo shumë kohë pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore. Kam ruajtur magjepsjen për atë brez. Ishin një gjeneratë e madhe dhe bujare dhe kjo ishte ç’ka e priti familjen time.

Interesi për inteligjencën artificiale.

Për disa kohë, unë kam qenë i interesuar në gjëra të tilla si inteligjenca artificial, duke marrë parasysh se zbulimet në shkencë dhe teknologji, mund t’i ndikonin shoqërisë tonë në të ardhmen. Mendoj se ka shumë efekte pozitive që të emocionojnë kur të vijnë, por natyrisht shumë shoqëri do duhet të përshtaten. Disa nga supozimet bazike që kemi bërë për gjëra të llojit si: antropologjia, marrëdhënia jonë me makinat, marrëdhënia me njëri-tjetri, natyra e meritokracisë, pse një njeri meriton të ketë diçka më të mirë se tjetra–ne duhet t’i shikojmë të gjitha këto sërish.

Implikimet e zhvillimeve teknologjike.

Them se ne këto kohë po ecim shumë shpejt përsa i përket teknologjisë dhe  shkencës dhe mendoj se deri në një farë mase në përgjithësi nuk janë shtrirë diskutime në shoqërinë tonë. Ne nuk jemi njohur me të vërtetë se cilat janë implikimet me arritjet  e ardhshme në bioteknologji, inteligjence artificiale dhe robotike. Në shumë mënyra bota është shumë herë më e përgatitur për një sulm mumje në qytetet tona më të mëdha. Kjo është diçka që ne kemi përgatitur për mediat kështu që, mendoj nëse “zombit” na sulmojnë ne të gjithë do të dimë se çfarë duhet të bëjmë. Ne nuk kemi pasur diskutim të gjere rreth avancimit që është bërë ose bëhet rreth nesh. Pergaditi: Brunilda Leka

 

Modifikuar më Premte, 08 June 2018 20:38
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...