“Shpërthen” Mirush Kabashi: Është koha e maskarenjve, teatri është yni!

Hënë, 11 June 2018 09:09

 “Hani, pini dhe rrëmbeni, është koha e çakenjvet;/ hani, pini e

rrëmbeni, ësht’ bot e maskarenjve”.

Me “Hakërrimin” e Ali Asllanit, aktori Mirush Kabashi ka ngritur peshë zemrat e të pranishmëve dje në mbledhjen e improvizuar kundër ligjit që çon drejt shkatërrimit Teatrin Kombëtar.
Me këtë hakërrim që duket se i shkon aktualitetit, Kabashi foli më shumë se çdo fjalim tjetër. Ai akuzoi pushtetarët se po mbushin xhepat me paratë e shqiptarëve.
“E kam recituar 20 vjet më parë, para Teatrit të Operës dhe Baletit në një situatë të tillë, edhe kur ndodhi Gërdeci, por më duket se i shkon edhe kësaj situate:
Që nga Korça gjer te Shkodra mbretëron një errësirë,/ nëpër fusha,
nëpër kodra, vërshëllen një egërsirë!/Pra, o burra, hani, pini, hani,
pini or’ e ças,/Për çakallin, nat’ e errët, është ras’ e deli ras’!/Hani,
pini dhe rrëmbeni, mbushni xhepe, mbushni arka,/të pabrek’ ju gjeti
dreka, milionier’ ju gjeti darka! /Hani, pini e rrëmbeni, mbushni arka,
mbushni xhepe,/ gjersa populli bujar t’ju përgjigjet: peqe, lepe!/ Hani,
pini dhe rrëmbeni, është koha e çakenjvet;/hani, pini e rrëmbeni,
ësht’ bot e maskarenjve”. Në fund ai i përshtati vargjet e Asllanit duke
shtuar se Shqipëria dhe Teatri Kombëtar është i yni.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...